Në Maqedoninë e Veriut janë të punësuar më pak se 800 mijë banorë, më shumë se gjysma me shkollë të mesme

Maqedonia e Veriut ka të regjistruar 1 685 564 qytetarë të aftë për punë, si popullsi aktive në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruar më pak se një milionë banorë, prej të cilëve afër 800 mijë janë të punësuar, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e parë të vitit 2021, popullsia aktive në Republikën e Maqedonisë së Veriut numëron 943 964, prej të cilëve të punësuar janë 793 121, ndërsa të papunë janë 150 843 persona”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke sqaruar që shkalla e aktivitetit është 56, e punësimit 47.1%, ndërsa e papunësisë 16.

Ndryshe, raportohet që në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka pasur 943 964 popullsi aktive, prej të cilëve 793 121 të punësuar.

Në sektorin privat janë të punësuar 588 281 nga gjithsej 793 121 të punësuar. Në bazë të sektorëve, në industrinë përpunuese janë të punësuar 160 223 persona, në tregtinë me shumicë dhe pakicë 118 722, në bujqësi 94 105, në ndërtimtari 53 376, ndërsa në arsim 49 327 qytetarë të punësuar.

Raportohet që nga 793 121 të punësuar, 31 871 janë punëdhënës, 75 129 të vetëpunësuar, derisa 31 459 persona janë punëtor familjar I papaguar. Në bazë të përgatitjes arsimore, nga të punësuarit, afër 450 mijë janë me arsim të mesëm, ndërsa 108 mijë me arsim fillor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button