Radio MOF shpall konkurs: Çfarë do të bënit për të rinjtë nëse do të ishit kryeministër/re

Radio MOF në kuadër të fushatës “Kritika për politikë” shpall konkurs me temë “Po të isha kryeministër/re, unë do të….”, nëpërmjet së cilës të pjesëmarrësit kanë mundësi të tregojnë në një minutë se çfarë do të bënin për të rinjtë nëse do të ishin në pozitën e kryeministrit/res.

“Kërkojmë audio incizim prej një minutë, të bërë nga një telefon celular ose laptop i zakonshëm, ku do të tregoni një problem dhe do të kërkoni / ofroni një zgjidhje për të.

Prandaj, së pari bëjini vetes pyetjen – çfarë është ajo që unë dua të ndryshoj në këtë vend në mënyrë që të gjithë të ndihemi më mirë, pastaj bëni një koncept të shkurtër dhe incizoni pjesën audio me zërin tuaj. Pastaj na e dërgoni incizimin në info emailin e Radio MOF – [email protected]. Propozimi më i mirë dhe më i arsyeshëm do të shpërblehet. Audio incizimet mund të regjistrohen në maqedonisht ose shqip, me gjatësi prej rreth një minutë. Lirisht bëhuni inovativ dhe krijues dhe thoni zëshëm sipas jush, cili është problemi më i madh që duhet të zgjidhet në vend. Incizimet në të cilat do të ketë gjuhë të urrejtjes, ofendime ose shpifje nuk do të merren parasysh” informojnë nga Radio MOF.

Incizimet mund t’i dërgoni në formatin në të cilin i ruani në telefonin tuaj celular ose kompjuter, me emrin dhe mbiemrin tuaj ose me pseudonim në, jo më vonë se 20 qershor 2021 (e diel) e me shënim “Награден конкурс Критика за политика “. Së bashku me incizimin duhet të lini numrin e telefonit tuaj celular.

Fituesit të konkursit do të ndahet vauçer me vlerë prej 100 $ për pajisje TI.

Disa nga incizimet do të përdoren në një nga edicionet e ardhshme të podkastit “Megafon” në Radio MOF.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button