Rashkovski del nga burgu pasi Prokuroria pranoi ofertën prej gjysmë milioni euro garanci nga ai që të dalë nga paraburgimi

Ish-sekretari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dragi Rashkovski, nga burgu i Shutkës do të vazhdon në shtëpinë e tij masën e paraburgimit, pasi Prokuroria e Lartë e Shkupit është pajtuar që ai të dalë nga paraburgimi me garanci. Ky qëndrim i instancës së shkallës së dytë të Prokurorisë vjen pas ankesës së Rashkovskit për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër tij në gjysmën e dytë të majit nga ana e Gjykatës Penale, njofton Portalb.mk.
Prokuroria ka sqaruar se garancia e ofruar nga Rashkovski është rreth 500.000 euro.
“Ju informojmë se Prokuroria e Lartë e Shkupit, pas lëndës të formuar pas dorëzimit të Ankesës nga i akuzuari D.R. me garanci të ofruar, deri te Gjykata e Apelit Shkupit, në pajtueshmëri me kompetencat ligjore ka dorëzuar propozim me të cilin i propozohet Gjykatës që ta pranojë ankesën e akuzuarit dhe ta pranojë garancinë e ofruar në lartësi prej 30.686.215 denarë dhe ta zëvendësojë masën e paraburgimit me garancinë e ofruar”, deklarojnë nga Prokuroria.
Kujtojmë se Dragi Rashkovski më 14 prill dha dorëheqje, për çka informoi publikun përmes një postimi në Facebook.
Gjashtë muaj më parë, Rashkovski u emërua sekretar për monitorimin dhe mbështetjen e institucioneve në zbatimin e programit qeveritar në kabinetin e kryeministrit – funksion i ri që u prezantua menjëherë pas largimit të tij si sekretar i përgjithshëm i qeverisë.
Pas lajmeve të botuara në media që kishin të bënin me softuerin për shkeljet në trafik të blerë nga Rashkovski, derisa ai ishte sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në mars të këtij viti hapi para-hetim. Në atë kohë, Rashkovski ishte për pushime në Meksikë.
- LEXO: Rashkovski ka marrë nga 500 euro tarifë mujore prej një këshilltari qeveritar, Prokuroria hapi edhe një hetim kundër tij
- LEXO: LEXO: KShPK zgjeroi lëndën për Rashkovskin, hetim për prokurimin e dyshimtë publik prej 18 milionë denarë
- LEXO: “Prizma”: Edhe një honorarist qeveritar në rastin ‘Rashkovski’
- LEXO: Sipas KE-së, RMV ka ende shumë punë për të bërë për prokurimin publik, rasti me Rashkovskin pasojë e mos-reformimit
- LEXO: U publikua lista me 55 emrat e personave që marrin honorar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut
- LEXO: Prokuroria për rastin e Rashkovskit: Deri më tani nuk janë gjetur materiale për provimet në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë
- LEXO: Ish sekretari gjeneral Rashkovski është dërguar në burgun e Shutkës
- LEXO: RMV, i’u merret pasaporta dhe e drejta për të ushtruar detyrën dy personave të përfshirë në skandalin me blerjen e softuerit
- LEXO: RMV, 11 milionë denarë të shtetit janë keqpërdorur gjatë blerjes së softuerit për në komunikacion, vlerësojnë nga Prokuroria
- LEXO: Policia ka arrestuar Dragi Rashkovskin, prokuroria kërkon paraburgim (VIDEO)
- LEXO: Dragi Rashkovski dha dorëheqjen nga posti sekretar në kabinetin e Kryeministrit
- LEXO: Rashkovski vozit xhip luksoz, i cili nuk figuron në listën e tij anketuese
- LEXO: Prokuroria ka hapur procedurë para-hetimore për softuerin e Rashkovskit
- LEXO: Rashkovski për Fokus: Me familjen jam në pushime në Meksikë, nuk ka vend për sensacion
- LEXO: Rashkovski bleu softuer për gjobitje në trafik, ndërsa MPB-ja nuk di për të dhe as planifikon ta përdorë
- LEXO: Zaev mbron Rashkovskin: Prokurimi i softuerëve është i pastër si kristali