RMV, javën e ardhshme pritet të arrijnë 500 mijë vaksina kineze, për ato ruse nuk dihet akoma asnjë afat

Brenda shtatë ditëve pritet të arrijnë 500 mijë dozat e vaksinave kineze “Sinovac”, njoftoi sot Ministri i Shëndetësisë Veko Filipçe. Ndërkohë, u shpreh se ende nuk ka informacione për vaksinat ruse Sputnik V, ndërsa për vaksinat Pfizer deklaroi se vendi do të vazhdojë të pranojë çdo të hënë mijëra doza nga kjo vaksinë, transmeton Portalb.mk.

“Çdo të hënë vijnë vaksinat Pfizer, këto janë sasi që vijnë nga marrëveshja jonë bilaterale si dhe nga sistemi për solidarizim nga vendet e BE-së. Ende nuk kemi datë të saktë për 100 mijë dozat e Pfizer që duhet të vijnë nga sistemi COVAX gjatë qershorit. Nuk kemi informacione për vaksinat ruse, ndërsa gjatë ditës së djeshme nga ana e Ambasadës Popullore të Kinës jemi informuar se brenda shtatë ditëve mund ti presim 500 mijë dozat e vaksinës Sinovac”, tha Filipçe.

Vaksinat “Sinovak”,  janë planifikuar të mbërrijnë në dhjetë ditët e para të qershorit, por nëse këto pritshmëri do të dalin, duhet të kalojnë edhe katër ditë, apo do të tejkalohet ky afat.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, lidhur me vaksinat ruse edhe para një jave deklaroi të njëjtën gjë. Edhe pse kishte zhvilluar bisedë me ambasadorin rus, i cili supozohej të komunikonte me Institutin e Moskës dhe të japë informacione kthyese për shpërndarjen e vaksinave, nuk ka asnjë përgjigje.

Nëse dëbimi diplomatit rus nga Maqedonia e Veriut, mund të ndikojë në vaksinat ruse, zyrtarët e vendit janë shprehur se nuk e besojnë një gjë të tillë, pavarësisht se pala ruse nuk e ka pritu aspak mirë, duke e quajtur si ‘akt armiqësor’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button