MASh-i ka hapur ueb-faqe informative për reformat në arsimin fillor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) njoftoi se ka hapur ueb-faqe të re informative, në të cilën mund të merren informacione për reformat që po krijohen dhe zbatohen në arsimin fillor, sipas planit për ndryshime dhe përmirësimin e cilësisë së sistemi kombëtar arsimor, transmeton Portalb.mk.

“Në www.osnovnoobrazovanie.mon.gov.mk, mediat dhe qytetarët mund të informohen për të gjitha aktivitetet aktuale dhe të ardhshme që Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet e tjera kompetente në fushën e arsimit janë duke zbatuar, gjegjësisht planifikojnë, me qëllim modernizimin e bazës së sistemit arsimor në vend dhe mbajtja e hapit me standardet e cilësisë të vendosura nga vendet e botës së zhvilluar”, informoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ueb-faqja përmban shpjegim të hollësishëm të përmbajtjes së planit për reformën në arsimin fillor, ndërsa të gjitha dokumentet në lidhje me ndryshimet janë bërë publike, siç janë koncepti i arsimit fillor, kurrikulat e reja dhe standardet kombëtare, si dhe legjislacioni rregullativ ekzistues që është në fazën përgatitore dhe tashmë gjendet në procedurë parlamentare për miratim. Gjithashtu, në një menu të veçantë mund të gjeden përgjigje për të gjitha dilemat dhe pyetjet më të zakonshme të bëra në publik në lidhje me aspekte të caktuara të ndryshimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button