RMV, Qeveria vendosi që Byroja për metrologji dhe Dogana të jenë në shërbim të Inspektoratit në lidhje me cilësinë e mazutit

Në lidhje me problemin e shfaqur së fundmi me cilësinë e mazutit të importuar, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 76-të qeveritare vendosi që Byroja për metrologji dhe Dogana të jenë në shërbim të Inspektorati Shtetëror të Tregut në lidhje me këtë çështje, transmeton Portalb.mk.

“Me vendimet e reja të miratuara në seancë, Qeveria e angazhoi Byron për metrologji të lidh marrëveshje me trupin e akredituar për marrjen e mostrave të mazutit për nevojat e Inspektoratit Shtetëror të Tregut”, raportojnë nga Qeveria.

Qeveria gjithashtu angazhoi edhe Doganën dhe Byron për metrologji që për nevojat e Inspektoratit dhe me kërkesën e tij, të kryejnë procedurat e marrjes së mostrave për analizë dhe të kryejnë analizën e mazutit, në përputhje me Rregulloren për cilësinë e lëngjeve djegëse dhe t’i dërgojnë për testim në laborator të akredituar.

Ndryshe, Informacioni i publikuar nga Laboratori i Raportimit Investigativ – LRI, është i jashtëzakonshëm dhe urgjent, sepse ekzistojnë dyshime që derivatet toksike të naftës, të rrezikshme për shëndetin dhe mjedisin, janë importuar në vend në një periudhë të caktuar. Kjo u vlerësua nga ministrat e qeverisë në seancën e mbrëmshme. Sipas informacionit të LRI, karburanti i rrezikshëm u importua dhe u përdor si lëndë djegëse e ngrohjes në disa institucione shtetërore, si dhe kompani private vendase.

seancën e 71-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u vendos për kontroll të informacioneve të (pa) publikuara deri më tani në lidhje me importin e derivative të naftës. Raportohet që debati në lidhje me cilësinë e naftës, vjen pas hulumtimeve të IRL-së, për importin e naftës toksike. Informacionet nga institucionet e ndryshme në lidhje me këtë rast, duhet të dorëzohen brenda 14 ditëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button