fbpx

RMV, më 7 qershor do të mbahet onlajn sesioni informues për projektin ICEDA që realizohet në gjashtë vende

Në kuadër të projektit “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA”, i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet në 6 vende (Maqedonia e Veriut, Serbi, Kosovë, Mal të Zi, Shqipëri dhe Estoni), Fondacioni Metamorfozis organizon një sesion informues online në formën të uebinarit për aplikuesit e mundshëm në Thirrjen për aplikime për grante për organizatat e shoqërisë civile, transmeton Portalb.mk.

Për Maqedoninë e Veriut sesioni do të mbahet më 07.06.2020 (e hënë) në ora 10:00 në platformën ZOOM, me një kohëzgjatje deri në 1 orë. Sesioni do të përbëhet nga një prezantim i shkurtër i projektit, Thirrjes dhe përgjigja në pyetjet e parashtruara në lidhje me Thirrjen.

Sesioni do të mbahen në gjuhën maqedonase. Ai do të incizohet, ndërsa incizimi do të postohet në ueb-faqen Fondacionit Metamorfozis që të mund ta ndjekin të gjithë aplikuesit e mundshëm. Për më tepër, linku deri te incizimi do të dërgohet në adresat e e-mail-it të pjesëmarrësve të regjistruar për shpërndarjen më të lehtë të informacionit brenda organizatave Tuaja.

Të gjithë palët e interesuara janë të ftuara ta plotësojnë formularin e regjistrimit (https://forms.gle/VfvzhSneefMUt1Jo6), dhe më pas do të marrin një link për të hyrë në Sesionin informues online.

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA” është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Fondacioni MetamorfozaTë dhënat e hapura Kosovë – (Open Data Kosovo) (ODK), Akademia për e-qeverisje (eGA), Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie – CRTALëvizja MJAFTOJQ-ja 35 MM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button