fbpx

U promovua në Prishtinë libri për Naser Hanin

Është promovuar libri “ Një jetë në shërbim të lirisë” i autorit Xhevat Hasani, kushtuar veprimtarit të dalluar të çështjes shqiptare, Naser Hani. Promovimi i këtij libri ka mbledhur në ambientet e Institutit Albanologjik në Prishtinë,  familjarë, miq, shokë dhe bashkëveprimtarë të Naser Hanit, ndërsa për veprën dhe kontributin e veprimtarit Hani folën, autori i librit, Xhevat Hasani, Adem Demaçi, si dhe deputeti Xhavit Haliti.

Përndryshe, në vepër pasqyrohet e gjithë jeta dhe veprimtaria e Naser Hanit, duke filluar që me shkollimin e tij në vendlindje, aktivitetin e dendur patriotik në dobi të çështjes shqiptare deri në momentin e vrasjes më 12 qershor të vitit 2001.

Autori, në detaje pasqyron  ngjarjen në ditën kritike të vrasjes së tij, duke theksuar se ata që e kishin vrarë Naserin, kishin qenë të privilegjuar. “Vetë privilegji i tillë pohonte se vrasja e Naserit ishte organizuar nga  nga strukturat policore monoetnike  maqedone, pikërisht ashtu si edhe vetë Naseri e kishte pritur se mund të ndodhte”, shkruan autori.

Në libër pasqyrohen edhe kujtimet e shokëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve , të cilët zbulojnë virtytet e këtij atdhetarit, si dhe shkrimet e mediave për ngjarjen makabre të vrasjes së tij.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close