SHBA-ja do të ndajë vaksina edhe për Kosovën

Kosova do të fitojë vaksina kundër virusit Kovid-19 nga SHBA-ja, për çka është njoftuar presidentja Vjosa Osmani nga presidenti Joe Biden, transmeton Portalb.mk.

“Sot, ne jemi të lumtur të njoftojmë se Presidenti Biden, në emër të SHBA-ve, ka vendosur të dhurojë një numër të rëndësishëm të vaksinave COVID-19 për Republikën e Kosovës”, njoftoi Osmani, duke sqaruar që ajo një kërkesë të tillë e kishte adresuar te presidenti amerikan në muajin mars, kërkesë që ishte pranuar në muajin prill.

Ajo vlerësoi që ky veprim i SHBA-ve është një dëshmi për mbështetjen e palëkundur që vendi ynë e gëzon historikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Presidenti Biden ka qenë gjithmonë mik i Kosovës dhe ky donacion ilustron kujdesin dhe konsideratën e pakursyer që ai vazhdon të tregojë ndaj popullit tonë. Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës e falënderoj përzemërsisht, deklaroi Osmani.

Shumë shpejt presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden do të shpallë detaje të një plani për dërgesën e 80 milionë dozave të vaksinës në vendet tjera, ka njoftuar Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button