fbpx

Deputetët e hoqën nga rendi i ditës Ligjin për urbanizëm – Boçvarski pranoi debat, por jo bllokadë

Ndryshimet e propozuara të Ligjit për planifikim urbanistik do të përpunohen dhe precizohen me përfshirje të ekspertëve edhe përmes diskutimeve, pasi me pesë vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë të “përmbajtur”, deputetët i tërhoqën nga rendi i ditës të seancës së Komisionit për Transport dhe Lidhje. Propozimi për tërheqjen e ndryshimeve të Ligjit ishte i VMRO – DPMNE-së, e cila e akuzoi pushtetin se dëshiron me dhunë dhe me procedurë të shpejtë t’i kalojë ndryshimet pa e përfshi edhe opinionin e ekspertëve, transmeton Portalb.mk.

“Një ligj i këtillë nuk sillet me procedurë të shkurtës. Vlerësoj se duhet të tërhiqet, të përpunohet, të përfshihet opinioni profesionist, ndërsa më pas të lëshohet në procedurë të rregullt”, deklaroi Ane Lashkovska nga VMRO – DPMNE.

Propozimin e mbështeti edhe deputetja e DOM, Maja Moraçanin, e cila vlerësoi se nuk mundet që ndryshimet e ligjit të sillen me procedurë të shkurtuar, ndërsa ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski porosit se pushteti është i gatshëm ta dëgjoj përsëri mendimin e opozitës, ekspertët dhe organizatat joqeveritare.

“Nuk e di pse u bë famë në opinion, të gjithë jemi kundër intrigantëve në urbanizëm. Nenin 35 e kemi diskutuar me OJQ-të dhe deputetët dhe u pajtuam që të sqarohet. Pranoj debat por jo bllokadë”, deklaroi Boçvarski.

Ndryshimet e Ligjit për urbanizëm janë me kërkesë të më shumë kryetarëve të komunave, theksoi Boçvarski dhe tha se qëllimi kryesor është që të pengohen keqpërdorimet e shtëpive të planifikimit të bëjnë plane urbanistike për vetëm një denarë.

Ndryshimet e propozuara të Ligjit për urbanizëm dje i arsyetuan edhe një pjesë e kryetarëve të cilët tha se tani do të përshpejtohet procedura për sjelljen e planeve të detajuara urbanistike, por do të precizohet edhe mundësia për suspendim. Nga ana tjetër, më shumë arkitekt dhe organizata joqeveritare reaguan se do të hapet mundësia për “depërtim” të planeve të detajuara urbanistike kontestuese, si pjesa që e përfshin parkingun përballë “Holiday Inn”, sepse në nenin 35 do të vendosen përjashtime për rëndësinë e planeve detajore urbanistike.

“Qëllimet e përcaktuara në planin e detajuar urbanistik janë në pajtueshmëri me qëllimet e përcaktuara në planin e ri gjeneral urbanistik;

Në planin e ri gjeneral urbanistik është planifikuar profil i ndryshuar i rrjetit të trafikuar në raport me planin e detajuar urbanistik nëse me realizimin e ndërtimeve të planifikuara apo pjesët nga ndërtimet e planifikuara nga planet e detajuara urbanistike nuk pengohet realizimin e rrjetit të trafikut nga plani i ri gjeneral urbanistik”, thuhet në ndryshimet e planifikuara të Ligjit për urbanizëm.

Kujtojmë se, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka iniciuar ndryshime ligjore edhe për një ligj tjetër, Ligjin për legalizimin e objekteve pa leje, i cili u miratua fillimisht më 11 maj, por të  presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, nuk e nënshkroi pasi sipas tij ishte në kundërshtim me Kushtetutës. Momentalisht, ligji ëshë tërhequr nga Kuvendi për t’u ndryshuar dhe pritet që të të kthehet për shqyrtim në Kuvend me 8 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button