Pas disa ditëve dhe reagimit të Portalb, u pastrua hapësira përballë postës së vjetër në Tetovë (FOTO)

Një ditë pas lajmit të Portalb.mk në lidhje me deponinë e vogël e cila ishte krijuar në postën e vjetër të qytetit të Tetovës, nga ku te redaksia jonë ishin ankuar edhe banorët e lagjes, nga Ndërmarrja Publike Komunale (NPK) kanë pastruar vendin ndërkaq informojnë se ditëve të fundit ka pasur rritje të sasisë së mbetjeve për shkak se në komunat rurale nuk ka pasur grumbullim të rregullt, shkruan Portalb.mk.

Gazetari i Portalb.mk pas njoftimit paraprak nga Ndërmarrja Publike Komunale (NPK) se vendi për të cilin kishim informuar është pastruar, ishte në vendngjarje për të verifikuar në qoftë se mbetjet nga ai vend ishin grumbulluar.

Kështu duket ky vend sot:

Foto përballë postës së vjetër, 03.06.2021.
Foto përballë postës së vjetër, 03.06.2021.

Kështu ishte dje:

Mbeturinat në Tetovë, foto: 1.6.2021
Mbeturinat në Tetovë, foto: 1.6.2021

Nga Sektori për Higjienë pranë Ndërmarrjes Publike Komunale informuan se ditëve të fundit ka pasur shtim të numrit të mbetjeve për shkak se sipas tyre, nuk ka pasur grumbullim të rregullt në komunat rurale të këtij qyteti.

“Sektori për Higjienë pranë NPK Tetova kryen mbledhjen, grumbullimin dhe deponim e mbetjeve çdo ditë sipas planit për punë. Gjithashtu kemi shtuar numrin e kontejnerët në rrugët kryesore të qytetit me qëllim të kemi ambient më të pastër, mirëpo  ditëve  fundit kemi rritje të sasisë mbetjeve për shkak se në komunat rurale nuk ka grumbullim rregullt dhe kemi rritje të materialeve ndërtimore që hudhen në vende joadekuate nga qytetar të pandërgjegjshëm” kumtuan sot nga NPK-ja.

Megjithatë, rikujtojmë se mbeturinat në vendin e postës së vjetër të Tetovës qëndruan në atë vend për më shumë se tre ditë, ndërkaq banorët e ndërtesave përreth u ankuan se aroma e keq ju hyn deri në dhomat e banesës së tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button