Administrata e Trumpit ka konfiskuar telefonët dhe emailet e gazetarëve të “New York Times”

Ish-administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump mblodhi të dhëna nga thirrjet telefonike dhe korrespondencën me email të katër gazetarëve nga “New York Times” në 2017, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim të dërguar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së për gazetën amerikane tha se prokurorët, si pjesë e një hetimi të kryer në vitin 2020, mblodhën të dhëna nga takimet dhe korrespondencat e gazetarëve të New York-ut, Matt Apuzz, Adam Goldman, Eric Lichtblau dhe Michael S. Schmidt në periudhën nga 14 janari deri më 30 prill 2017, sipas “New York Times”.

Më tej thuhet se prokurorët shqyrtuan tërë përmbajtjen e thirrjeve telefonike dhe vetëm të dhënat e pjesshme të korrespondencës me postë elektronike dhe se të dhënat nuk janë dërguar në arkivat e ministrisë.

Të dhënat u ekzaminuan në lidhje me hetimin e kryer në vitin 2020 por asnjë informacion nuk u nda në lidhje me temën e hetimit.

Kryeredaktori i “New York Times”, Dean Baquet në një deklaratë dënoi sjelljen e administratës së Trumpit.

“Konfiskimi i regjistrave telefonikë të gazetarëve gërryen bazat e lirisë së medias. Ky është një kërcënim që burimet tek të cilat mbështetemi do të heshtin në mënyrë që të përmbushin të drejtën e publikut për informacion në lidhje me veprimet e qeverisë”, tha Baquet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button