fbpx

Ja kush është Naftali Bennett, kryeministri i ri i Izraelit

Kryeministri i ri i Izraelit, 49-vjeçari i linjës fetare nacionaliste, Naftali Bennett, njihet për pikëpamjet e tij të të djathtës ekstreme anti-palestineze, shkruan Anadolu Agency (AA).

Ai hyri në politikë në vitin 2005 si ndihmës i Benjamin Netanyahut ndërsa nëse ai merr votëbesimin do të jetë emri i cili do heq Netanyahun nga detyra e tij pas 12 vitesh.

Bennett i cili është një ish-komando në ushtrinë e Izraelit, gjithashtu ka thënë: “Kam vrarë shumë arabë dhe nuk shoh ndonjë problem tek kjo”.

Politikani izraelit me kompaninë e tij të teknologjisë që e themeloi prej zero u bë milioner. Gjatë karrierës politike, thirrjet e tij kanë gjetur përgjigje tek votuesit e ekstremit të djathtë.

Ai mbron tezën se disa pjesë të Bregut Perëndimor, tokë palestineze nën okupimin izraelit, duhet të aneksohen nga Izraeli. Më parë ishte në shumë pozita, përfshirë Ministrinë e Ekonomisë dhe atë të Arsimit Kombëtar në qeveritë e Netanyahut.

Bennet, pas armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe Hamasit për përfundimin e sulmeve të Izraelit ndaj Gazës muajin e kaluar në të cilën humbën jetën 254 palestinezë, arriti marrëveshje me kundërshtarin e Netanyahut, liderin e partisë opozitare “Ka Ardhmëri”, Yair Lapid për të themeluar koalicionin.

Naftali Benet, foto nga Facebook-u zyrtar i tij

Sipas kësaj marrëveshjeje, lideri i partisë djathtiste Yamina me 7 deputetë në Parlament, do të jetë kryeministër për dy vite. Ndërsa më pas për dy vitet e fundit këtë detyrë do t’ia dorëzojë Lapid-it.

Duket e vështirë që një qeveri koalicioni me tetë partnerë, e përbërë nga parti të krahut të djathtë, të majtë, qendrës dhe islame që përfaqësojnë qytetarët palestinezë të Izraelit, të zgjasë kaq gjatë.

Bennett, nëna dhe babai i të cilit kanë lindur në SHBA, gjatë gjithë karrierës së tij politike ishte në pah për stilin e tij agresiv kundër palestinezëve. Bennet në vitin 2012 u zgjodh lider i partisë “Shtëpia Hebreje”.

Ai në vitin 2013 kishte deklaruar: “Kam vrarë shumë arabë dhe nuk shoh ndonjë problem tek kjo”.

Bennett mbron tezën se Bregu Perëndimor “nuk është nën okupim dhe se nuk ka një shtet Palestinë”. Në vitin 2018 ai e ndryshoi emrin e partisë “Shtëpia Hebreje” në Yamina dhe mori pjesë në koalicionin nën udhëheqjen e Netanyahut.

Në zgjedhjet e përgjithshme të 23 marsit në Izrael, partia e Bennett fitoi 7 deputetë.

Naftali Benet, foto nga Facebook-u zyrtar i tij

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button