Janë ndërprerë linjat ajrore midis Gjermanisë dhe Rusisë

 Autoritetet gjermane nuk do të lejojnë që aeroplanët e kompanive ruse të fluturojnë në Gjermani deri në një njoftim tjetër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria gjermane e Transportit njoftoi se autoritetet kompetente të Rusisë nuk dhanë leje për fluturimet e kompanisë Lufthansa në Rusi në kohën e duhur.

Deklarata thekson më tej se avionët e kompanive ruse nuk do të lejohen të fluturojnë në Gjermani për sa kohë që fluturimet e Lufthansa-s për në Rusi janë gjithashtu në pritje.

Ministria gjermane dhe ambasada në Moskë janë në kontakt me autoritetet ruse.

Mediat gjermane raportojnë se kompanitë ruse Aeroflot dhe S7 anuluan fluturimet drejt Gjermanisë sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button