Në Maqedoninë e Veriut jetojnë 656 persona të paevidentuar, 70 për qind e tyre nuk kanë dorëzuar kërkesë për certifikatë

Zëvendësavokatja e popullit, Vaska Bajramovska – Mustafa, ka prezantuar sot raportin e posaçëm për gjendjen e fëmijëve të paevidentuar në librat amzë të të lindurve. Sipas këtij raporti, të dhënat tregojë se numri i përgjithshëm i personave të paevidentuar që janë vendosur në evidencë në pajtueshmëri me Ligjit për personat e paevidentuar në librin amzë të të lindurve është 656 persona. Prej tyre, 211 kanë dorëzuar kërkesë për regjistrim më librin e posaçëm amë, që do të thotë se rreth 70 për qind e personave, akoma nuk kanë dorëzuar kërkesë për regjistrim në librin amë të të lindurve, njofton Portalb.mk.

“Në lidhje me numrin e fëmijëve të paevidentuar, diçka që ne si repart për mbrojtje të të drejtave të fëmijëve veçanërisht na intereson, fëmijë të cilët janë të lindur, pas përfundimit të thirrjes publike dhe nuk plotësojnë kushtet për regjistrim në librin amë të të lindurve në pajtueshmëri me ligjin, duke pasur parasysh se ligji ka marrë parasysh edhe këtë kategori të personave, fatkeqësisht, kemi marrë informatë se Drejtoria për regjistrimin e librave amë,  nuk disponon me informatë për fëmijë lindja e të cilëve është pas thirrjes publike dhe për të cilët vlen Ligji për personat e paevidentuar”, theksoi Mustafa.

Foto: Anadolu Agency

Ajo shtoi se problemi me personat e paevidentuar nuk është i ri dhe nuk është i pari për të cilin informon avokati i popullit, përfshirë edhe problemin me fëmijë të paevidentuar në librin amë të të lindurve dhe shtoi se në raportet e tyre të posaçme, pothuajse në çdo raport vjetor alarmojnë për pakënaqësinë që një fëmijë të mbesë jashtë evidencës amë të të lindurve.

“Nga numri i përgjithshëm, 184 persona që kanë dorëzuar kërkesë për regjistrim në vitin 2020, për 44 persona që paraqet rreth 24 për qind, drejtoria ka sjellë vendim për nxjerrje të libri amë të posaçëm dhe për të njëjtën janë nxjerrë certifikata nga libra e posaçme amë. Analiza e të dhënave të marra sipas moshës, orienton në konkludim se numri më i madh i personave, 397 që paraqet 60 për qind nga numri i përgjithshëm i personave të paevidentuar janë fëmijë nën 18 vjeç. Nga personat që kanë plotësuar pyetësorin dhe kanë deklaruar përkatësinë e tyre etnike, numri më i madh janë romë – 428, shqiptarë – 88, turq – 20, boshnjakë – 3, serb – 2 dhe një persona nga bashkësia etnike vllehe”, sqaroi ajo.

Ajo rekomandoi që të shqyrtohet mundësia që afati për dorëzimin e kërkesës për regjistrim të vazhdohet për një vit si dhe të rregullohet çështja për regjistrim në librin e posaçëm amë të të vdekurve për personat që kanë vdekur dhe për të cilët është në rrjedhë procedura për regjistrim dhe të cilët nuk janë evidentuar ende.

“Sipas avokatit të popullit, shteti përmes institucioneve duhet të marrë tërësisht përgjegjësinë për identifikim, regjistrim dhe përfshirje të personave ligjërisht të padukshëm në sistem, përkatësisht problemi shumëvjeçar me personat e paevidentuar dhe fëmijë ta zgjidh në mënyrë sistematike, me respektimin e konventave ndërkombëtare dhe rregullativën vendore”, tha Mustafa.

Raporti bazohet në hulumtimin e realizuar nga viti 2018, viti kur u shpallë thirrja publike për evidentim të personave lindja e të cilëve nuk është evidentuar në librin amë të të lindurve, deri në prill të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button