Mijallkov të mbetet në paraburgim, garancia prej 10.8 milion eurosh nuk e “zbuti” Pokurorinë e lartë

Ditët e ardhshme, Gjykata e Apelit duhet të vendosë nëse ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, do të mbetet në paraburgim në burgun e Shutkës, ose do të pranojë garancinë e tij prej 10.8 milion eurosh për t’u mbrojtur në liri, transmeton Portalb.mk.

Pasi Gjykata Penale pak kohë më parë vendosi të refuzojë garancinë, edhe përkundër mendimit pozitiv të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, përkatësisht prokurorit Artan Ajro, Mijalkov paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit. Nga atje, për “Fokus” konfirmuan se çështjen e morën të martën, pas së cilës e dërguan në Prokurorinë e Lartë. Atje, u mor vendim për t’a refuzuar ankesën dhe për t’a mbajtur Mijalkov në paraburgim. Ky vendim u mor nga prokurori i lartë Burim Rustemi, i cili ishte pjesë e PSP-së, dhe u zgjodh kohët e fundit prokuror i lartë publik.

Çështja tani është në duart e gjykatës së shkallës së dytë, e cila duhet të vendosë nëse Mijalkovi do të mbetet në paraburgim apo do të pranojë garancinë e ofruar dhe të mbrohet në liri

Mbi një muaj më parë, Mijalkovi u dënua me 8 vjet burg për rastin “Thesari”. Për rastin e përgjimit të paligjshëm “Target dhe Fortresa”, ish-drejtori i DSK-së, përsëri u dënua me 12 vjet burg.

Për disa ditë, do të dihet nëse dikush do të mbajë përgjegjësi penale për arratisjen 48-orëshe të Mijallkovit, pasi procedura para hetimore është afër përfundimit dhe duhet të merret vendim nëse do të hapet hetim apo çështja do të hapet mbyllur këtu.

“Prokurori kompetent publik përfundon procedurën para-hetimore për ngjarjen. Në rrjedhë e sipër është analiza përfundimtare e provave të siguruara nga kontrollet e bëra, pas çka do të pasojë vendimi i prokurorit publik”, thanë nga prokuroria për “Fokus”, por nuk u përgjigjën në pyetjen nëse kanë zbuluar se ku saktësisht fshihej Mijalkov.

Mijalkov, i cili pretendonte se ishte i sëmurë, por nuk u arratis, u zhduk kur u vendos në arrest shtëpiak para se të jepej vendimi për rastin Target-Fortesa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button