MPB: Sistemi për lëshimin e dokumenteve personale në rajonin e Shkupit do të jetë jofunksional për disa ditë

Ministria e Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se për shkak të azhurnimit të sistemit të dokumenteve personale, nga 11 qershori 2021 (e premte) duke filluar nga ora 16, deri më 15 qershor 2021 (e martë – gjatë tërë ditës deri në orën 20:00) në Shkup nuk do të jetë funksional sistemi për pranimin dhe lëshimin e dokumenteve personale (letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shofer), transmeton Portalb.mk.

“Për arsyet e sipërpërmendura, qytetarët nga rajoni i qytetit të Shkupit të cilët kanë caktuar termin për ndonjë dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shoferi) më 11 qershor 2021 pas orës 16, njoftohen të vijnë në ambientet e Ministrisë ku kanë caktuar termin për dokumentin personal”, informojnë nga MPB.

Qytetarët që kanë caktuar termin për datën 14 qershor 2021, të drejtën për të paraqitur kërkesë ndonjë dokument personal, do të mund ta ushtrojnë më 5 qershor 2021 në të njëjtin vend dhe në të njëjtën orë dhe minutë siç e kanë të paraqitur.

Qytetarët që kanë caktuar termin për në datën15 qershor 2021, të drejtën për paraqitjen e kërkesës për dokument personal do të mund ta ushtrojnë më 6 qershor 2021 në të njëjtin vend dhe në të njëjtën orë dhe minutë siç e kanë pasur të caktuar.

Njëkohësisht, informohen qytetarët që dokumentet e gatshme personale t’i marrin deri më 11 qershor 2021 në orën qe ose nga data 16 qershor 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button