Nuk ka vaksina gjashtëvalente për fëmijët, prindërit porosisin nga Greqia, Ministria e Shëndetësisë thotë se ka

Në pikat e vaksinimit të Poliklinikave të Shkupit nuk ka vaksina gjashtëvalente me të cilat bëhet imunizimi i fëmijëve. Vaksina nuk ka tashmë për pesëmbëdhjetë ditë, ndërsa siç thonë burimet e Sdk.mk të cilët punojnë në vaksinimin e fëmijëve, nuk dihet se kur do të mbërrijnë. Aktualisht, nga vaksinat polivalente ose të kombinuara, vetëm pesëmbëdhjetë janë në dispozicion dhe përdoren për të vaksinuar foshnjat dhe fëmijët e vegjël.

Edhe pse punonjësit në pikat e vaksinimit për fëmijë, por edhe prindërit për redaksinë e Sdk.mk thonë se  tashmë një periudhë të gjatë kjo vaksinë nuk gjendet tek ne, nga Ministria e Shëndetësisë mohojnë dhe thonë se ka vaksina.

“Ministria e Shëndetësisë në vazhdimësi siguron vaksina për imunizim të detyrueshëm dhe në kohë kryen dërgesa në pikat e vaksinimit. Përskaj situatls me pandeminë kovid, imunizimi po kryhet rrjedhshëm në të gjitha qendrat shëndetësore”, u përgjigj ekipi i marrëdhënieve me publikun i ministrit të Shëndetësisë Venko Filipce.

Të punësuarit në pikat e vaksinimit thonë se një pjesë e madhe e prindërve nga Shkupi shkojnë në qytetet në lindje të vendit pasi atje kishin mbetur sasi të caktuara të vaksinës gjashtëvalente.

“Ne nuk kthejmë askënd, fëmijët marrin vaksinën pesëvalente tani, dhe pastaj kur të vijnë sasitë e reja do t’a marrin atë gjashtëvalente. Nuk ka asnjë problem nëse fillimisht merret pesëvalente, ndërsa më pas ajo gjashtëvalente. Nuk e dimë pse nuk ka, me shumë gjasa problem me tenderin”, thonë burime të kësaj medie nga një pikë vaksinimi në Shkup.

Një pjesë e prindërve të cilët nuk mund t’i vaksinojnë fëmijët e tyre thanë se po kërkojnë mënyrë për t’a marrë vaksinën nga Greqia pasi pediatrit u kanë thënë se nuk dihet kur do të arrijnë.

Punonjësit në pikat e vaksinimit nga ana tjetër i këshillojnë prindërit që të mos blejnë vaksina nga jashtë pasi ekziston mundësi t’iu injektohen në poliklinikat tona.

“Është shumë e rëndësishme që gjatë trasportit të vaksinës të ndiqet zinxhiri i ftohtë, që do t’iu garantojë se vaksina është distribuuar siç duhet”, thonë personat mjekësor.

Vaksinat polivalente (të kombinuara) në vend u prezantuan më 1 shtator 2015 dhe bashkë me to numri i gjilpërave ulet nga trembëdhjetë në shtatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button