RMV, ministritë publikojnë më pak informata për financat, komunat për kompetencat e tyre (Infografik)

Qendra për Komunikime Qytetare (QKQ) e ka publikuar rangimin e rregullt vjetor të institucioneve sipas Indeksit të Transparencës Aktive, gjegjësisht sipas publikimit proaktiv të informatave nga karakteri publik, të përpunuar në mars të vitit 2021, në të cilën janë të përfshira 98 institucione, gjegjësisht Qeveria dhe të gjithë ministritë dhe komunat, njofton Portalb.mk.

“Transparenca aktive e ministrive, Qeverisë dhe të komunave për vitin 2021 është 63% (nga maksimalisht 100%). Në krahasim me vitin 2020, transparenca aktive është përmirësuar për 5%. Ministritë dhe Qeveria mesatarisht publikojnë 79% nga informatat e nevojshme, që është përmirësim minimal prej 77% të vitit të kaluar. Nga ana tjetër, komunat pesë vite me radhë, kanë transparencë më të ulët në krahasim me ministrit, gjegjësisht ata publikojnë 60% të informatave të nevojshme, apo 5.5% më shumë se vitin e kaluar”, thuhet në hulumtimin e QKQ-së.

Ata shtojnë se për herë të parë që prej kur punohet indeksi (nga viti 2016), vetëm dy institucione i kanë marrë 100% pikët, gjegjësisht i kanë publikuar të gjitha informatat e parashikuara. Bëhet fjalë për Ministrinë e Mbrojtjes që është në vendin e parë, dhe Komunën Karposh që është në vendin e tretë.

“Ministritë publikojnë më pak informata për financat (60%), ndërkaq komunat për çështje të kompetencave të tyre (42%).

Ndryshe, ky projekt realizohet në kuadër të aktivitetit “harxhimi publik për të mirë publike”, mbështetur nga USAID për pjesëmarrje civile. Qëllimi i aktivitetit është që ta rrit efikasitetin e harxhimit publik nëpërmjet zvogëlimit të korrupsionit dhe rritjes së transparencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button