Funksionarët bullgarë që kanë marrë ryshfet për dhënien e pasaportave maqedonasve, janë vendosur në listën e zezë të ShBA-së

Midis gjashtë bullgarëve të cilët dje Stejt Departamenti amerikan i vendosi në listën e zezë, janë edhe dy ish funksionar të Agjencisë Shtetërore për bullgarët jashtë vendit, Petar Haralampiev dhe Krasimir Tomov, të cilët janë të akuzuar se kanë organizuar skemë për marrje të ryshfetit për lëshimin e pasaportave bullgare maqedonasve, njofton Portalb.mk.

Të dy janë kuadro të VMRO-BND të ish zëvendës kryeministrit Krasimir Karakaçanov.

“Sot, botuam shenjimin publik të ish-funksionarëve bullgarë Aleksandar Manolev, Petar Haralampiev, Krasimir Tomov, Deljan Slavçev Peevski, si dhe funksionarin aktual bullgar Dimitrov Zheljazkov, për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion. Manolev, Haralampiev dhe Tomov, si zëvendës ministër i Ekonomisë, Drejtor i Agjencisë Shtetërore për bullgarët jashtë dhe sekretar i përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për bullgarët jashtë vendit, ishin të përfshirë në praktika korruptive që minonin sundimin e ligjit dhe besimin e publikut në institucionet qeveriare demokratike duke përdorur ndikimin e tyre politik dhe fuqinë që ua jep funksioni i tyre, që të sjellin përfitime për vete”, thuhet në kumtesën e zëdhënësi të Stejt Departamentit, Ned Price.

Me këtë vendim Departamenti i shtetit ua ndaloi Haralampievit dhe Tomovit, si dhe familjeve të tyre, të hynë në Shtetet e Bashkuara. Të dy u arrestuan në vitin 2018, si pjesë e një aksioni të policisë bullgare kundër udhëheqësisë së Agjencisë shtetërore për bullgarët jashtë, përmes së cilës jepet shtetësia.

Gjykimi filloi vetëm dy vjet më vonë, në shtator të vitit 2020, por për shkak të pandemisë së koronavirusit, procesi gjyqësor është bllokuar. Të akuzuar për marrje ryshfeti, mesatarisht 1.000 euro, gjatë dhënies së certifikatës për origjinë bullgare, janë ish drejtori i AShBJ Petar Haralampiev, sekretari i atëhershëm i përgjithshëm Krasimir Tomov, tek kasaforta e të cilit u gjetën  285,000 euro.

Certifikata për origjinën bullgare është dokument kyç, i nevojshëm për marrjen e shtetësisë bullgare dhe sipas aktakuzës, ndonjëherë është dhënë në mënyrë eskrese, gjegjësisht të njëjtën ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button