fbpx

Probleme me flokët e hollë? Këto truke i bëjnë të duken më të dendur

Flokët e dendur, e dimë të gjitha, janë armë suksesi, por janë gjenet që kontrollojnë dendësinë e tyre, kështu që nuk na mbetet shumë në dorë. Megjithatë, disa truke specialistësh do të ndihmojnë të fitosh maksimumin nga ajo që ke. Ja çfarë mund të bësh, shkruan revista Class.

Drejtoji duke përdorur një strategji

“Po t’i shtrish shpesh flokët, mund të duken edhe më të rrallë”,- thonë specialistët. “Duhet të kesh një baraspeshim të mirë në flokë, ata duhet të rëndojnë në fund dhe të jenë të lehtë në rrënjë. Majat në fund priti drejt që të japin iluzionin e flokëve më të dendur.”

Zgjidh shampon dhe balsamin e duhur

Specialistët këshillojnë të fillosh me produkte që krijojnë idenë e volumit. “Ata rrisin volumin pa e bërë flokun të rëndojë”,- thonë ata.

Përdor shampon e thatë

Është një produkt që gjendet në treg tashmë, në formë shkume. “Kur përdoret në scalp dhe masazhohet në gjithë flokët, jep një ndjesi shkrifërimi dhe shton volumin në rrënjë”,- thonë parukierët.

Mos i lër më bigudinat në sirtar

Bigudinat ua shtojnë volumin flokëve me valët që krijojnë derisa t’i lash përsëri.

Përdor një locion që dendëson

“Ka disa polimere dendësues që ngjiten me flokët dhe ndihmojnë për ta dendësuar përkohësisht”,- zbulojnë parukierët.

Thaji sipas rregullave

“Thaji flokët në drejtim të kundërt me atë rritjes, pra poshtë-lart”,- këshillojnë specialistët. Kjo u jep më shumë volum sesa po ta drejtosh grykën e tharëses në atë drejtim apo kah që rriten flokët.

Shmang serumet dhe balsamet pa shpëlarje

“Pas tharjes me tharëse, mos përdor balsam, serume shkëlqyes dhe produkte të tjera stilues që vetëm sa do i japin rëndesë flokut”. Përdor solucione që japin volum, në formë pudre, në vend të tyre. “Ky produkt nuk jep rëndesë dhe është pudër që Iëngëzohet sapo aplikohet, duke e lejuar flokun ta thithë menjëherë”,- thonë parukierët.

Përdor një ngatërresë të shkollës së vjetër

“Me delikatesë shpupuris pak flokët në rrënjë dhe spruco me llak që volume të qëndrojë”. Lëmoje sipërfaqen me një furçë që flokët të duken të krehur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button