Studentët dhe të diplomuarit në studimet familjare nëpërmjet një onlajn peticioni kërkojnë të përfshihen në Ligjin për mbrojtje sociale

Të diplomuarit e studimeve familjare nga Instituti për studime familjare në Fakultetin filozofik të UKIM prej vitesh përballen me probleme gjatë punësimit në institucionet publike për mbrojtje sociale. Ndryshe nga kolegët e tyre – psikologë, pedagogë, logopedë dhe edukatorë, profili i specialistit për familje mungon në Ligjin për mbrojtje sociale, i cili rendit kategoritë e vendeve të punës të punonjësve në institucionet shtetërore.

Të diplomuarit dhe studentët aktualë nga ky instituti thonë se edhe pse të ekspertët për familje dhe ekspertët e problematikës gjinore janë të paraparë si kuadro në institucionet për mbrojtje sociale, ata nuk përmenden në nenin 197 i cili rregullon statusin e profileve që mund të punësohen në institucionet shtetërore, transmeton Meta.mk.

Ata tani nëpërmjet një onlajn peticioni po kërkojnë mbështetje nga publiku për të ndryshuar ligjin dhe përfshirjen e ekspertëve për familjen në profesione të tjera të ngjashme kur bëhet fjalë për punësimin e tyre.

Studentët kërkojnë të përmbushen premtimet që u janë bërë në orën e parë akademike kur u është thënë se profesioni i tyre ofron shumë mundësi për punë dhe përparim.

“Ne u regjistruam në institut me shumë motivim dhe shpresë që pas diplomimit të realizohemi si ekspertë të familjes. Ishim të sigurt se do të vlerësoheshim si profilet tjera profesionale siç thuhet në Ligjin për mbrojtjen sociale. Në nenin 194 ne jemi paraparë si bashkëpunëtorë profesionalë me arsimin e lartë, por ne kërkojmë të përfshihemi në nenin 197 i cili rregullon statusin e profileve që mund të punësohen në institucionet publike dhe për mbrojtjen sociale. Në këtë mënyrë drejtpërdrejt shkelen të drejtat e studentëve të diplomuarve të Institutit të Studimeve Familjare në Fakultetin Filozofik”, reagojnë personat e diplomuar nga Instituti i studimeve familjare.

Së pari kërkesat e tyre, ata ia drejtuan Ministrisë së arsimit dhe shkencës, nga ku nuk morën asnjë përgjigje. Nga ana tjetër, Ministria e punës dhe politikës sociale, u tha atyre se ata nuk pranojnë ndryshime në ligj.

Studentët thonë se e kanë mbështetjen e plotë edhe nga profesorët, të cilët gjithashtu kanë dërguar letrat e tyre me kërkesa në ministritë kompetente.

Onlajn peticioni, deri tani ka mbledhur rreth 1.000 nënshkrime. Studentët e Fakultetit filozofik shpresojnë që nëpërmjet tij do të marrin më shumë mbështetje nga publiku dhe thonë se pasi të mbledhin një numër të mjaftueshëm nënshkrimesh do të dërgojnë përsëri një kërkesë në ministritë përkatëse me dëshmi se njerëzit mbështesin dhe njohin nevojën për ekspertët familjar në shoqëri.

Peticioni mund të gjendet dhe nënshkruhet në këtë link.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button