Mbi 15 mijë qytetarë u vaksinuan për 24 orë në Maqedoninë e Veriut, Ministria kërkoi nga qytetarët të aplikojnë

Në Maqedoninë e Veriut në kuadër të vaksinimit masiv të qytetarëve, për 24 orë janë vaksinuar 15 155 qytetarë me vaksina kundër Kovid-19, derisa Ministria e Shëndetësisë kërkoi nga qytetarët të vazhdojnë të paraqiten në platformën vakcinacija.mk, transmeton Portalb.mk.

“Vaksinimi po realizohet pa ndërprere në të gjitha pikat e vendit. Interesi për vaksinim çdo ditë po rritet, derisa numri i personave që kanë shprehur interesim për vaksinimi përmes ueb-platformës vakcinacija.mk ka arritur deri 436 072”, raportojnë nga Ministria e Shëndetësisë, duke njoftuar që deri më sot janë vaksinuar 239 283 qytetarë.

Raportohet që janë përdorur 346 931 doza ta vaksinave, derisa rivaksinimi është realizuar te 107 648 qytetarë. Kështu, deri më tani 47% e qytetarëve të moshës mbi 70 vjeç janë vaksinuar së paku me një dozë.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit nga 3.007 të testuar, 43 persona kanë rezultuar pozitiv në KOVID-19, 6 të tjerë kanë ndërruar jetë, ndërkaq 48 janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të infektuarve nga fillimi i pandemisë është 155.345, të shëruarve 148.846, të vdekurve 5.429, ndërkaq për momentin në RMV ka 1.070 raste aktive.

Në qershor duhet të arrijnë rreth 110 mijë vaksina “Pfizer” përmes mekanizmit Kovaks dhe rreth 80 mijë përmes marrëveshjes tonë të drejtpërdrejte. Në këtë moment janë paraqitur 180 mijë qytetarë të cilët presin te marrin termin, ndërsa 40 mijë janë nën moshën 60 vjeçe, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, transmeton 360 shkallë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button