A është i mundur intimiteti dinjitoz digjital?

Donev Spiridonov
Nikola Donev, Radovan Spiridonov

Ne si komb duhet të mësojmë se si ta respektojmë siç duhet intimitetin dhe si t’i ndëshkojmë me drejtësi kriminelët që rrezikojnë gratë.

Në fillim të vitit 2020, nga mediat u bombarduam në lidhje me rastin “Dhoma Publike”. Pompoziteti i mediave heshti pas disa ditësh dhe publiku iu kthye disa ngjarjeve edhe më shqetësuese që pasuan. Kështu që, edhe në fillim të vitit 2021 ishim të bombarduar nga mediat në lidhje me rastin “Dhoma Publike”.

Viktimë për tri ditë

Edhe kësaj here mrekullia zgjati vetëm tri ditë. Marshi protestues “Dhoma publike është një vepër penal” kaloi, kërkesat e parashtruara në Prokurorinë Publike u zbehën, madje kaloi edhe marshimi për 8 Mars. Shumë shpejt dolën në shesh skandale dhe peripeci të tjera politike që shpërqendruan vëmendjen e mediave dhe publikut.

Edhe pse mediat aktualisht nuk i kushtojnë vëmendje proceseve të caktuara shoqërore, kjo nuk do të thotë që ato ende nuk janë duke u zhvilluar. Shoqëria nuk ndalet vetëm sepse kamerat dhe dritat nuk janë të drejtuara në proceset e saj.

Intimiteti është politikë

Intimiteti është një kategori thellësisht politike. Krijuesit e politikave nuk duhet të shmangin debatin për intimitetin e të rinjve, veçanërisht pasi çdo reformë tjetër politike bazohet në busullën e shëndoshë morale të brezave që do të trashëgojnë vendin.

Shumë revolucionarë të intimitetit, siç është Sigmund Frojd (Sigmund Freud), në shekullin e XX themeluan ngadalë intimitetin tek njeriu, të paktën nga pikëpamja psikologjike-morale. Por në fund të shekullit XX, dhedigj veçanërisht gjurma e shekullit XXI është digjitalizimi – krijimi i një realiteti të ri digjital ku njeriu u përball me ripërcaktimin e privatësisë së tij, dhe veçanërisht të jetës së tij intime.

Ndërtimin e një kombi e bën kultura, e cila natyrisht nënkupton pikëpamjet më intime të ekzistencës sonë. Kombet krijojnë rrëfimin për të justifikuar ekzistencën e tyre – Kush jemi ne? Nga jemi? Pse jemi këtu? Përgjigjet për këto pyetje janë tërhequr përmes procesit reflektues të vështrimit kritik dhe kuptimit të natyrës së kulturës kombëtare dhe ndërtimit të një busulli kolektiv moral.

Ka ardhur koha për këtë proces reflektues edhe në Maqedoni – është koha të rishikojmë të kuptuarit tonë mbi intimiteti – veçanërisht në botën digjitale.

Duke filluar nga sfidat e padukshme të përditshme të të rinjve se si të shprehin nevojën e tyre për intimitet në një botë nën mbikëqyrje të vazhdueshme, te skandalet e dukshme të tilla si “Dhoma Publike” dhe zbatimi i edukimit gjithëpërfshirës seksual. Intimiteti midis të rinjve është zhveshur në shesh si një sfidë e diskursit tonë shoqëror.

Rritje e shoqërisë së (pa)edukuar

Dashuria, pasioni, kënaqësia, dëshira, nevoja, studimi, vetë-shprehja, egoizmi – janë të shumta impulset që fshihen pas intimitetit digjital. Si duket ndarja me të tjerët e vetvetes dhe trupit duket se është pjesë e natyrës njerëzore. Interneti nuk e fillon atë, ai vetëm thekson nevojën njerëzore për intimitet të përbashkët. Dështimi për t’u marrë me implikimet intime të lidhjes digjitale çon në shumë probleme të përhapura gjithandej. Është një supozim i përgjithshëm, dhe jo vetëm tek të moshuarit, se ndërlidhja gjithëpërfshirëse digjitale ka çuar në një rënie të intimitetit moral midis të rinjve. Natyra e lidhjes digjitale – përkohshmëria dhe pafytyrësia e saj bien ndesh me materialitetin e lidhjes analoge.

Qëndrimi i pamjaftueshëm i zhvilluar dhe tabu i shoqërisë maqedonase ndaj intimitetit është skandali i neveritshëm “Dhoma Publike”. Rasti nxori në sipërfaqe një debat në dukje të fshehur dhe të paprekur midis njerëzve. Viktimat u hodhën në rrethin e relativizimit dhe zbërthimit të akteve të pandershme dhe kriminale të kryera ndaj tyre. Kemi dëgjuar gjithashtu thirrje publike për aspirata të gjera morale: “edukoni fëmijët tuaj, jo vetëm djalin tuaj”; “por jo të gjithë burrat…”, “çfarë duhej t’i dërgonin çdo budallai”, “ata duhet ta kishin pritur atë nga kaq shumë përcjellës – influensere“. Përmes këtyre dhe ndërtimeve të tjera të ngjashme gjuhësore, tregohet rezistenca e një ambienti të mbyllur shpirtërisht. Rezistencë ndaj përballjes me ekzistencën intime vetjake dhe kolektive. Në ngjarje të tilla tensioni dhe krize, kur kombit i kërkohet të rishikojë matricën e tij të vlerës – shoqëria ka “frikë” se nuk do të “mbijetojë” këtë rishikim moral dhe ofron rezistencë që zakonisht vjen nga ata që kryejnë krime dhe të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi për to.

Puritanë dhe të pamoralshëm

Shoqëria maqedonase duhet të pranojë pikëpamje të rimenduara për intimitetin tonë. Procesi i vetë-reflektimit është veçanërisht i vështirë. Aktivistët dhe intelektualët duhet të jenë pishtarë të përparimit të shoqërisë, sepse themeli i ri moral i kombit duhet të dalë nga ata. Vetë-reflektimi i kombit duhet të kuptohet si një detyrim i vazhdueshëm për të marrë pjesë në një debat kritik mbi natyrën e kulturës kombëtare. Intelektualët, respektivisht filozofët, avokatët, shkrimtarët, akademikët e institucionalizuar duhet të marrin pjesë në ligjërim me zgjidhjet e tyre, për të cilat do të mendohet hapur. Fatkeqësisht, në këtë detyrë elita jonë akademike ka dështuar për shkak të dogmës së saj konservatore e cila nuk lejon një kritikë më të gjerë të kulturës dhe rimendimit të shoqërisë, dhe kështu të vetë identitetit të njeriut. Por ky pasivitet nuk hap një shans dhe sfidë të re për gjeneratat e reja të mendimtarëve për të marrë detyrimin për të rimenduar kombin për kohën e tyre. Lidhja e tyre me trashëgiminë shkencore dhe kulturore vendase dhe botërore mund të ofrojë horizonte më të gjera të nevojshme për ligjërimin publik.

Foto: Vanço Xhambaski

Debati reth rastit “Dhoma Publike” ka treguar temat shoqërore që mund të grupohen si “progresive”, “reaksionare” dhe “tradicionale”.

Grupi progresiv përfaqëson reagimin e viktimës – gruas. Gjegjësisht, prania e tyre në ligjërimin shoqëror shërben për të aktualizuar fenomene të tilla si “Dhoma Publike” të cilat shërbejnë për të dekonstruktuar dhe sfiduar sistemin. Ndërveprimi me reagimin e sistemit krijon një konflikt që përball kombin për të vendosur mbi të ardhmen e tij. Lind pyetja: çfarë precedenti normativ do të krijohet nga ky konflikt?

Grupet reaksionare tregojnë reagimin e sistemit – ata që gjykojnë raste si “Dhoma Publike” për të zbutur pozicionin e viktimës dhe për të lehtësuar barrën e veprës së kryer nga autori. Me disa fjalë kjo pikëpamje mund të deshifrohet përmes frazës: boys will be boys (djemtë do të jenë djem).

Grupet tradicionale janë më të vështira për t’u përcaktuar për shkak të pozitës së tyre të veçantë. Ata përgjithësisht pajtohen se “Dhoma Publike” është një fenomen mposhtës, por drejtimi në të cilin duhet të lëvizë reagimi nuk është të ndëshkojë autorin e veprës, por të parandalojë përparimin e vlerësimeve të reja morale. Gjegjësisht, në këtë grup mund të gjenden ata skeptikë të feminizmit si lëvizje që përpiqen të kenë një farë kuptimi të pozitës së viktimës, sepse në to shohin më të dashurit e tyre (nënën, motrën), por në fund të ditës ata konsiderojnë se çdo ndryshim moral i status quo-së aktuale do të ishte tepër radikal.

Ekzistenca e këtyre tre grupeve të mëdha dha shkas për një shpalosje diskursive. Në momentin e parë, reagimi i sistemit filloi me fajësimin e viktimës dhe viktimizimin e saj të dyfishtë. Nga njëra anë është trauma nga shfaqja e fotografive dhe informacioneve personale në grupin “Dhoma Publike”, kurse nga ana tjetër është akuza nga shoqëria që fajin e gjen te viktima – “vetë e ka kërkuar”. Për më tepër, në përpjekje për të gjetur një qendër konflikti “politikisht korrekte”, në ligjërimin publik u shfaqën kërkesa që ajo [viktimahttps://meduza.mk/fem-101/zhenite-vo-makedoni%d1%98a-ne-se-ednakvi-se-dodeka-ne-se-raschisti-%d1%98avna-soba/“>përgjigje institucionale për rastin në fjalë është vetëm hapi i parë që domosdoshmërisht duhet të ndërmerret. Në fakt, reagimi i sistemit për të vepruar në këtë rast është një demonstrim i gatishmërisë së politikëbërësve tanë për të treguar ndjeshmëri më të madhe gjinore në politikat dhe normat ligjore që ata krijojnë, por edhe aftësinë institucionale për ta zbatuar atë. Sidoqoftë, ky është vetëm hapi i parë. Pasoja kryesore për të cilën duhet të përpiqemi është një rishikim kritik i qëndrimit tonë kolektiv ndaj intimitetit individual.

Të gjithë kemi nevojë për edukim seksual

Krijuesit e politikave nuk duhet të përjashtojnë veten nga tendencat e përgjithshme. Është fakt i pamohueshëm se ndarja me të tjerët e vetvetes dhe trupit, veçanërisht midis të rinjve, do të vazhdojë të ketë një tendencë rritjeje në të ardhmen. Së fundmi, ne nuk mund të shkojmë kundër drejtimeve të zhvillimit shoqëror. Është gjithashtu një fakt, që në thelb nuk ka asgjë të keqe të ndani me të tjerët veten dhe trupin tuaj në rrethana intime me personin që i besoni. Send nudes – është bërë një frazë digjitale për thirrje në intimitet. Nga perëndeshat e pjellshmërisë te perënditë greke, trupi i zhveshur ka qenë subjekt i interesit estetik që kur njeriu mësoi të gdhendte gurë. Ndërsa në Greqinë e lashtë parapëlqehej forma muskulore dhe harmonike mashkullore, pasi arritëm në periudhën e Renesansës fokusi filloi të zhvendoset tek gratë. Ta themi thjesht, elementi magjepsës njerëzor me intimitetin vizual është e lindur dhe do të mbetet me ne.

Edukimi gjithëpërfshirës seksual, nëse zbatohet në mënyrë të përpiktë nga thelbi i saj, nuk duhet të kufizohet vetëm në bankat e shkollës. Publiku i gjerë duhet të bëhet pjesëmarrës në rimendimin e busullës dhe qëndrimit të përbashkët moral ndaj intimitetit digjital. Ta përsërisim edhe një herë: është gjithashtu një fakt, që në thelb nuk ka asgjë të keqe të ndani me të tjerët veten dhe trupin tuaj në rrethana intime me personin që i besoni. Ne si komb duhet ta mësojmë se si ta respektojmë siç duhet intimitetin dhe si t’i ndëshkojmë me drejtësi kriminelët që rrezikojnë gratë.

Sidoqoftë, magjepsja vizuale me intimitetin mund të jetë edhe destruktive, veçanërisht kur ligjërimi i kombit tenton të shmangë debatin e hapur për këto tema. Siç është rasti edhe me shumë veçori të tjera, njeriu mund të mësojë se si të shprehë siç duhet nevojën e tij për intimitet. Sigurisht, nëse shoqëria maqedonase mbetet e mbyllur shpirtërisht dhe një moraliste e rremë – ne do të përballemi me skandale edhe më të mëdha personale dhe kolektive.

Shpresë për një intimitet dinjitoz

Dialektika e përçarjes dhe rivalitetit midis burrit dhe gruas është e paqëndrueshme, sepse zbraz qenien njerëzore nga thelbi i tij. Dinjiteti njerëzor (dignitas humana) fitohet përmes njohjes së njerëzores së tjetrit – personi duhet t’i pranojë “tjetrit” se ai/ajo është një qenie njerëzore. Dinjiteti në botën perëndimore ka një sfond të cekët dhe perceptime të ndryshme, por dinjiteti në këtë rast duhet të kuptohet në kuptimin e tij moralizues: dinjiteti është një cilësi themelore dhe natyrore e çdo qenie njerëzore në mënyrë të barabartë, pikërisht për faktin se ai është njeri.

Ligjërimi dhe rrëfimet e sapoformuara duhet të ndikojnë mbi realitetin, veçanërisht në fushën e ligjit, i cili duhet të prodhojë norma për forcimin e dinjitetit dhe mbrojtjen e të drejtave të individit. Për më tepër, ky rast duhet të jetë një hyrje në çështjet më të mëdha të ekzistencës sonë shoqërore që kërkojnë që ne të marrim pjesë vazhdimisht në një debat kritik rreth natyrës së kulturës sonë dhe kuptimit të saj për çështjen e intimitetit.

Dinjiteti nënkupton njohjen e njerëzores te njeriu dhe marrëdhënien e saj të barabartë, por në të njëjtën kohë kërkon pranimin e fjalëve të Terencit: Homo sum, humani nihil a me alienum puto (Unë jam një njeri, asgjë që është njerëzore nuk mund të jetë e huaj për mua).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button