Përballë postës së vjetër në Tetovë disa ditë nuk pastrohen mbeturinat, banorët: Aroma e keqe na hyn në dhomë

Grumbuj mbeturinash që i ngjajnë një deponie të vogël ndodhen me ditë të tëra përballë postës së vjetër në Tetovë, banorët e lagjes u ankuan deri te redaksia e Portalb-it tre ditë më herët ndërkaq ne e konfirmuam se këta mbeturina ende nuk janë pastruar. Nga Ndërmarrja Publike Komunale (NPK) nuk përgjigjen, shkruan Portalb.mk.

Me datë 31 maj deri te adresa elektronike zyrtare e redaksisë tonë arriti një foto ku shiheshin grumbuj mbeturinash në hyrjen e një ndërtese përballë postës së vjetër në Tetovë, gjegjësisht tek hyrja e kompleksit të vjetër, “Saranda”.

Kjo është fotoja e dërguar nga qytetari, tre ditë më herët:

Për shkaqe korrektësie, lamë hapësirë gjithsej 3 ditë autoriteteve komunale për të pastruar këtë vend. Respektivisht, me datë 1 qershor në mbrëmje gazetari i Portalb.mk ishte në vendngjarje ku verifikoi se këto mbeturina përveç që nuk ishin pastruar, sasia e tyre ishte shtuar. E njëjta situatë, është edhe sot, kur për herë të fundit ishim në ora 14:35 dhe mbeturinat vazhdojnë të shtohen.

This slideshow requires JavaScript.

Një prej banorëve të ndërtesës ku ndodheshin këto mbeturina, theksoi se kjo nuk është hera e parë që ai vend i ngjanë një deponie të vogël, potencoi se disa herë kanë kërkuar nga autoritetet komunale zgjidhje të këtij problemi sepse e gjithë lagjja kundërmon aromë jo të mirë.

“Mirë që erdhe, fotografoje, por është e kot, kjo nuk është hera e parë që ne përballemi me këtë pamje para ndërtesës tonë, vjen një aromë jashtëzakonisht e keqe dhe na ngulfat çdo ditë, deri në dhomat e banesave tona mund të ndjehet aroma ndonjëherë. Kemi kërkuar nga komuna ta pastrojnë, kot” tha një prej banorëve të ndërtesës që duket në fotografi.

Nga Ndërmarrja Publike Komunale (NPK) nuk përgjigjen

Kompetent për të pastruar këtë vend janë punonjësit e Ndërmarrjes Publike Komunale, të cilët edhe menaxhojnë me mbetjet në territorin e komunës së Tetovës. Nga kjo ndërmarrje nuk u përgjigjen se kur planifikojnë të pastrojnë hapësirën konkrete.

Ndryshe, ky nuk është vendi i vetëm në qytetin e Tetovës i cili i ngjanë një deponie të vogël, Portalb.mk gjatë ditëve në vijim do të publikojë një video-material ku shihen grumbuj mbeturina gati në çdo pjesë të trotuareve të qytetit, sidomos përreth kontejnerëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button