Komisioni ndërpreu sërish seancën, partitë shqiptare: Opozita maqedonase po tenton të bllokojë Ligjin për nënshtetësi

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri ka ndërprerë sërish sot seancën ku duhej të diskutohej rreth amendamenteve të opozitës shqiptare për Ligjin për nënshtetësi, pas tensionimit të situatës mes deptutëve të opozitës shqiptare dhe atij të partisë “E majta”, Dimitar Apasiev. Edhe pse kryetari i Komisionit, Mile Talevski, hapi diskutim për amendamentin e parë të propozuar nga opozita shqiptare, Apasiev vazhdoi me diskutime procedurale dhe vërejtje të tija se pse nuk duhet të sillet ky ligj. Kjo solli deri në zënkë verbale mes Apasievit dhe opozitës shqiptare, të cilët kërkonin që Apasiev të flas për amendamentet, me çka kryetari e ndërpreu seancën dhe tha se për vazhdimin e saj do të informojë në mënyrë shtesë, shkruan Portalb.mk.

Më herët gjatë seancës, partitë shqiptare BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa e kanë vlerësuar si tendencë për bllokim dhe politizim të Ligjit për nënshtetësi, qasjen e opozitës maqedonase, e cila edhe gjatë seancës së sotme ka vazhduar me diskutime procedurale në pjesën më të madhe të saj. Edhe përkundër faktit që opozita shqiptare propozoi amendamentin e parë për tërheqjen e nenit 2 që ka të bëjë me atë që për të gjitha atë kategori të ish SFRJ nuk vlen më, mbetet e njëjta origjinale, opozita maqedonase, me diskutime procedurale, ka penguar të vazhdojë debati për amendamentit dhe votimin e tij,

Koordinatori i BDI-së, Arbër Ademi tha se, nuk është koha që të tregojmë një qasje obstruksioniste. Sipas tij, intervenimet procedurale gjatë ditës së sotme dhe kërkesa të ndërpritet puna e këtij komisioni, nuk mund ta quajë ndryshe përpos se obstruksion i hapur që po i bëhet zgjidhjes së kësaj çështje.

“Fatkeqësisht në vepër po shohim obstrukisonim të punës së këtij komisioni, në vepër po shohim se dikujt fatkeqësisht nga radhët e deputetëve po i pengon zgjidhja e halleve të qytetarëve të cilët për një apo tjetër arsye nuk janë pajisur me nënshtetësi. Po përmbahem nga komentet lidhur me përmbajtjen e amendamenteve për të cilët kemi thënë publikisht se do t’i mbështesim, me të vetmen arsye që mos ta politizojmë dhe ta problematizojmë, partizojmë e cila është një çështje e një rëndësie të madhe. Neni 153paragrafi 5 është i qartë dhe besoj se kryetari i Komisioni dhe të gjithë anëtarët e komisionit do të duhet ta zbatojnë dhe të mos ketë zmbrapsje nga ajo që po synojmë ta arrijmë sot e ajo është, të lëshohemi në shqyrtimin e amendamenteve të cilët sot po propozohen si amendamente të këtij komisioni. Prandaj, kisha kërkuar nga deputetët veçanërisht të opozitës maqedonase, të përmbahen nga veprimet të cilët e obstruksionojnë, pengojnë apo fundja edhe frenojnë punën e këtij komisioni”, deklaroi Ademi.

Ndërkohë, koordinatori i ASH – AAA, Skender Rexhepi, duke u ndërlidhur me diskutimin e deputetët të partisë “E majta”, i cili kërkon sqarime se pse koordinatori i VMRO – së ka tërhequr vet të gjitha amendamentet duke pretenduar se kjo është në kundërshtim me ligjin dhe amendamentet duhet të tërhiqen nga vet propozuesit, Rexhepi tha se kjo është vetëm një tendencë për ta bllokuar punën.

“Konsiderojmë se kjo është ajo që tërë kohën e themi ne, 30 vite nuk janë zgjidh këto çështje sepse janë politizuar çdoherë ky ligj. E njëjta gjë po ndodh edhe sot, edhe dje po e lejojmë që të politizohet vazhdimisht dhe pa nevojë, nuk fitojmë asgjë. Do të mund të kërkojmë procedurale çdoherë që të kërkojmë, por do të duhet të jetë propozuesi i procedurales i cili kërkon të sqarohet tërheqja e amendamenteve, pse nuk e ngriti zërin kur me një kërkesë me një nënshkrim timin u tërhoqën 7000 amendamente nga 5 ligjet e pakos së pestë. A nuk vlente atëherë rregullorja, a nuk vlente atëherë ligji!? Tash kjo është tendencë për ta bllokuar punën edhe këtë tendencë nuk do ta lejojmë. Nuk është civilizuese, nuk është qytetëruese, nuk është njerëzore që të bllokojmë. Propozimi i amendamentit të parë ishte shumë i thjeshtë, të tërhiqet neni 2 i propozim ligjit që e dhamë ne”, tha Rexhepi.

VMRO – DPMNE në pjesën e parë të seancës së sotme të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri kërkoi që para se të fillojë diskutimi i amendamenteve, të zhvillohet debat publik me ekspertë, po ashtu kërkojnë që në debat të marrë pjesë edhe MPB. Por, sipas kryetarit të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Mile Talevski, kjo gjë nuk është e mundur pasi që, më 5 mars të vitit 2021 në hapje të seancës, asnjëri nga deputetët, përfshirë edhe ato të VMRO – DPMNE-së, nuk kanë dhënë propozim për debat publik dhe rendi i ditës është miratuar me 8 vota “për”, prej 11 të pranishmëve.

Talevski tha se, me diskutime procedurale në seancën e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, me kërkesë për debat publik për debat publik për Ligjin për nënshtetësi, VMRO – DPMNE ka për qëllim të bllokojë dhe të pengojë dhe vazhdon sjellja e tyre hipokrite dhe shqetësimi i tyre i rrejshëm.

Koordinatori i koalicionit ASH – AAA, Skender Rexhepi tha i kërkoi opozitës maqedonase që fillimisht, të dëgjojë amendamentet pastaj të shprehin mendimet e tyre për çdo nen veç e veç.

Propozimi fillestar për ligjin për nënshtetësi i dorëzuar nga opozita shqiptare ishte bllokuar në komisionin amë me qindra amendamente të dorëzuara nga VMRO – DPMNE dhe “E majta”. Pas kësaj edhe grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën me mbi 32,000 amendamente bllokuan 20 ligje, mes të cilëve edhe vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës me rreth 400 amendamente, si kushtëzim për mbështetjen e Ligjit për Shtetësinë. Kjo solli në bllokim të punës së Kuvendit. Pas krijimit të kësaj situate, kryeministri Zoran Zaev dhe opozita shqiptare zhvilluan disa takime për të biseduar në lidhje me ligjin për nënshtetësi, të cilat rezultuan me marrëveshje, detajet e së cilës nuk janë bërë të ditura ende në tërësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button