fbpx

Isaac Herzog u zgjodh president i ri i Izraelit

Parlamenti i Izraelit zgjodhi për president të ri të vendit, Isaac Herzog, kreun e Agjencisë Hebreje dhe ish-liderin e Partisë Laburiste, transmeton Anadolu Agency (AA).

Deputetët në Izrael u mblodhën për të zgjedhur pasardhësin e presidentit Reuevn Rivlin, mandati i të cilit përfundon më 9 korrik.

Në votimin e zhvilluar në parlament garuan dy kandidatët, Isaac Herzog ish-lider i Partisë Laburiste dhe Miriam Peretz, një aktiviste sioniste që ka lindur në Marok dhe që jeton në vendbanimin hebre Giv’at Ze’ev, mes Kudsit Lindor dhe Bregut Perëndimor nën okupim.

Herzog në votimin e raundit të parë mori votat e 87 deputetëve ndërsa kundërshtarja e tij Peretz 27 vota. Në këtë mënyrë Isaac Herzog u zgjodh presidenti i 11-të i vendit.

Kush është Isaac Herzog?

Kreu i Agjencisë Hebreje, 60-vjeçari Herzog është djali i presidentit të 6-të të vendit Chaim Herzog i cili ka ushtruar detyrën gjatë viteve 1983-1993.

Në vitet 2013-2017, Isaac Herzog ushtroi detyrën si lider i Partisë Laboriste.

Herzog do të mbajë postin e presidentit pas presidentit aktual Reuven Rivlin, mandati i të cilit përfundon më 9 korrik.

Presidenti i cili në Izrael ka një mandat 7-vjeçar, ndryshe nga kryeministri i cili ka kompetenca të gjera, ka ingerenca të kufizuara dhe simbolike.

Kompetencat e presidentit janë të kufizuara në faljen e të burgosurve, pranimin e letrave kredenciale të ambasadorëve dhe emërimin e përfaqësuesve për të formuar qeveritë.

Parlamenti izraelit përbëhet nga 120 deputetë të zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejt nga populli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button