Aktivisti bjellorus i opozitës tentoi të vetëvritej gjatë kohës së gjykimit kundër tij në Minsk

Aktivisti dhe i burgosuri politik Stjapan Latipau dje u përpoq t’i merrte jetën vetes me një stilolaps derisa dëshmonte në gjyqin kundër tij në Minsk të Bjellorusisë. Latipau dëshmoi për torturat në burg, pas së cilës ai preu qafën. Në gjendje kritike, policia dhe ndihmës mjekët e morën atë nga salla e gjyqit dhe e çuan në spital, transmeton Portalb.mk.

Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, gjatë kohës në burg Latipau ishte nën presion duke iu kërcënuar se do të hapeshin padi penale kundër familjes së tij nëse nuk deklarohej fajtor.

“Baba, pasi të pashë ty, erdhi GUBOPiC (Drejtoria kryesore e MPJ-së bjelloruse për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit) dhe më paralajmëroi se nëse nuk e pranoj fajin, do të futesnin në një qeli me kriminelë të rëndë dhe do të hapin padi penale kundër të afërmve të mi dhe fqinjëve”, tha Latipau në gjyqin para ngjarjes tragjike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button