Melburni vazhdoi karantinën pasi numri i të infektuarve me llojin indian të koronavirusit u rrit në 60

Shteti i dytë më i populluar në Australi, Viktoria, ka zgjatur karantinën edhe për një javë tjetër ndërsa autoritetet përpiqen të kontrollojnë përhapjen e llojit indian të koronavirusit. Zyrtarët thonë se njerëzit në Melburn infektohen gjatë takimeve të shkurtra, njofton Portalb.mk.

Viktoria do të mbetet plotësisht e mbyllur deri më 10 qershor. Sot janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja të transmetimit lokal të virusit, duke e çuar këtë grup në 60 të infektuar.

“E di që ky nuk është një lajm që të gjithë donin të dëgjonin, por qeveria nuk kishte zgjidhje, duke pasur parasysh numrin të infektuarve. Nëse nuk jemi në karantinë, kjo punë do të na ikë nga duart. Ky variant do të dalë jashtë kontrollit dhe njerëzit do të vdesin. Askush nuk dëshiron të na përsëritet dimri”, tha Kryeministri Viktorian James Merlino, duke iu referuar karantinës 112 ditore.

Pothuajse shtatë milion njerëz janë në karantinë që nga 27 maji, e cila në Viktoria u për herë të katërt që nga fillimi i pandemisë. Autoritetet ndërmorën një hap të tillë pasi rastet e para të transmetimit lokal të koronavirusit u regjistruan pas gati tre muajsh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button