RMV, Qeveria u kërkoi informacion shtesë institucioneve për çështjen e importit të mazutit – konkluzionet, seancën e ardhshme

Qeveria, në seancën e fundit i shqyrtoi raportet e paraqitura nga institucionet kompetente, lidhur me informacionet për çëstjen e importimit të derivateve të naftës dhe solli vendim se është e nevojshme për gjetje të caktuara, disa nga institucionet kompetente të paraqesin informata shtesë në periudhë prej shtatë ditësh, transmeton Portalb.mk.

“Në kuadër të afatit prej 14 ditësh, pas obligimeve qeveritare të dhëna me propozimin e zëvendës Kryeministrit të ngarkuar me luftën kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe burimet njerëzore, Ljupço Nikollovski, të gjitha institucionet, Ministria e Ekonomisë, Administrata Doganore, Inspektorati Shtetëror i Tregut (IShT), Inspektoratin Shtetëror i Mjedisit Jetësor (IShMJ) dhe Byroja e Metrologjisë, paraqitën raporte. Raportet përmbajnë informacion në lidhje me pajtueshmërinë me dispozitat e Rregulloren për cilësinë e lëndëve djegëse të lëngshme, të dhëna për importin e derivateve të naftës në periudhën 2018-2020, inspektimet e kryera nga inspektoratet në kompanitë importuese dhe shfrytëzuese. Por, bëhet fjalë për një dokumentacion të gjerë dhe pas kryqëzimit të informacioneve të marra deri më tani, për shkak të të cilit u mor vendim që është i nevojshëm për gjetje të caktuara, disa nga institucionet kompetente të paraqesin informacione shtesë brenda shtatë ditësh”, thuhet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar.

Drejtoria e doganave, në mënyrë shtesë është obliguar të plotësojë raportin me të dhëna për të gjitha kompanitë importuese të mazutit dhe vajit për periudhën 2018-2021. Drejtoria e doganave gjithashtu duhet të paraqesë raport mbi trajtimin e ankesave të importit dhe raport me të dhëna për kontrollet e kryera të vajrave në laboratorin e tyre dhe në laboratorët e akredituar.

Në mënyrë shtesë, Qeveria obligoi Drejtorinë e doganave të ndajë të gjithë informacionet për hyrjen e derivateve të naftës me IShM-në,  me qëllim që të  zbatojë në mënyrë më efikase kompetencat.

Pas kryerjes së analizave të informacioneve të deritanishme, përsëri, Kabineti i zëvendës kryeministrit të ngarkuar me luftë kundër korrupsionit dhe krimit dhe Ministria e Ekonomisë, së bashku me Drejtorinë e doganave, IShT dhe IShMJ-në, të bëjnë një sublimim dhe ta dorëzojnë atë në seancën e ardhshme të qeverisë në të cilën do të bëhen konkluzionet e duhura për veprime të mëtejshme, thonë Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button