Delegacioni i Vermontit sot vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të ARM-së

Delegacion i lartë i shtetit të Vermontit – SHBA, i udhëhequr nga zëvendës guvernatori Molly Grey dhe Komandanti i Gardës Kombëtare (GK), gjeneral-major Gregory Knight, i cili po qëndron për vizitë zyrtare tre-ditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot zhvilloi vizitë në Shtabin e Përgjithshëm të Armatës dhe Ministrinë e Mbrojtjes, njofton Portalb.mk.

Gjatë vizitës në Ministri dhe Shtabin e Përgjithshëm, delegacioni u takua me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, në të cilën morën pjesë ambasadorja e SHBA-së, Kate Mary Burns, ndërsa Gjeneral Knight u takua edhe me nikoqirin e tij, shefin e Shtabit të Përgjithshëm, toger-gjeneralin Vasko Gjurçinovskin.

Delegacioni i Vermontit gjatë vizitës në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të ARM-së, Radmilla Shekerinska

Duke falënderuar për praninë e tyre në ditën e mysafirëve të lartë në stërvitjen “Goditja vendimtare 21″, ministrja Radmilla Shekerinska theksoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të mbrojtjes dhe rëndësinë e stërvitjes në kontekstin e ngjarjeve aktuale. “Kjo stëvitje ishte prova e parë për vendin tonë pas anëtarësimit në NATO dhe pas pandemisë, të cilën e kaluam me sukses. Ministrja vlerësoi gjithçka që kanë bërë për Maqedoninë gjatë dy dekadave të fundit të miqësisë dhe aleancës. Kjo krijoi një bazë për ndërtimin e urave edhe në zona të tjera, të tilla si ekonomia,” tha Shekerinska.

Ministrja theksoi se bashkëpunimi me Vermontin la gjurmë të forta në karrierën e shumë ushtarëve dhe oficerëve të Ushtrisë.

“Numri i lartë i ushtarëve dhe oficerëve tanë të cilët morën pjesë në bashkëpunimin me Vermontin është rekomandim i fortë i Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe në NATO. Arsimimi i tyre ushtarak në Shtetet e Bashkuara ka ndryshuar pozitivisht Armatën tonë,” tha Shekerinska.

Zëvendës-guvernatorja Molly Grey tha se dera e Vermontit për trajnimin Armatës së vendit tonë mbetet e hapur, duke adresuar nevojën për përfshirje më të madhe të grave në sektorin e sigurisë.

Takimi u përqendrua në planet për përfshirjen në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare të vendit tonë, si dhe objektet e “Krivollakut” si terren ushtarak stërvitës me kapacitet të lartë për ushtrime dhe stërvitje.

Gjatë takimit, gjeneralët Gjurçinovski dhe Knight diskutuan mbi suksesin e programit të partneritetit dhe bashkëpunimit, i cili është kryesisht përgjegjës për arritjen e standardeve të NATO-s nga anëtarët tanë ushtarakë, të cilët kontribuan në anëtarësimin tonë të plotë në NATO.

Ndër të tjera, gjeneralët diskutuan edhe për procesin e transformimit të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pjesëmarrjen në misionet paqeruajtëse, trajnime dhe stërvitje, si dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm të planifikuar..

Delegacioni i Vermontit gjatë vizitës në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të ARM-së

Gjatë vizitës nga ana e gjenerali Knight, dhjetë anëtarëve të Batalionit të uolicisë ushtarake iu ndanë shenja për shërbime të veçanta, të cilat janl vlerësim për nivelin e tyre të lartë të profesionalizmit në kryerjen e detyrimeve të tyre gjatë periudhës së mëparshme të delegacionit të Gardës Kombëtare të Vermontit në vendin tonë.

Në periudhën nga vitin 1995 e deri më sot me GK të Vermontit, janë realizuar një sërë aktivitetesh përmes të cilave pjesëtarët e Armatës u njohën me standardet dhe u stërvitjen me taktikat dhe teknikat e Forcave të Armatosura të ShBA-së për anëtarësimin e plotë në Aleancën e NATO-s.

Programi i partneritetit realizohet përmes formave të ndryshme të trajnimit, siç janë: seminare, konferenca, vizita në bazat ushtarake, qendrat shkollore dhe institucionet në Shtetet e Bashkuara, kryerja e ushtrimeve të përbashkëta dhe të tjera.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button