RMV, Qeveria i propozoi Kuvendit që gjendja e krizës të vazhdojë deri në fund të vitit

Në seancën e sotme, Qeveria miratoi propozimin e Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhim me kriza për vazhdiumin e gjendjes së krizës dhe të njëjtën ia propozoi Kuvendit, duke kërkuar shtyrje të afatit deri më 31 dhjetor 2021, transmeton Portalb.mk.

Kjo, siç thuhet në shpjegim, është për mbrojtjen e shëndetit publik në kushte të një pandemie të deklaruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për shkak të Covid-19.

Gjithashtu, në këtë seancë, u përcaktua teksti i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për menaxhim me kriza, i cili parashikon harmonizimin me realizimin e Projektit dhe implementimin e filluar të Numrit evropian për thirrjes emergjente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, E -112.

Implementimi i këtij projekti, siç thonë, ka për qëllim përgjigje efikase dhe të plotë gjatë thirrjeve në rast rreziqesh ose aksidentesh të tjera në të gjithë vendin për sigurimin e menjëhershëm dhe ndihmën ndaj telefonuesit ose përgjigjen ndaj një rreziku të raportuar, nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button