500 deri në 700 euro tarifa për emigrantë, policia e RMV-së arrestoi gjashtë persona dhe tre të tjerë janë në kërkim

Një 33-vjeçar nga Velesi e ka udhëhequr grupin kriminal i cili sot është arrestuar për trafikim të emigrantëve. Në të kanë qenë edhe dy persona të cilët janë me prejardhje prej Lindjes së Afërt. Emigrantët me prejardhje janë nga Afganistani, Pakistani, Siria, Bangladeshi dhe vendet tjera të Lindjes së Afërt dhe të Mesme, të cilët ilegalisht janë transportuar nga Greqia në territorin e Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet pikave ilegale të ashtuquajtura “kufi i gjelbër” në rrethin e Gjevgjelisë, Strumicës dhe Demir Kapisë, a prej atje me ndihmën e udhëheqësit, në mënyrë të koordinuar janë dërguar në disa lokacione që paraprakisht janë caktuar, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç kumtojnë nga PTHP, organizatori dhe anëtarët e grupit kriminal janë marrë vesh për t’i marrë emigrantët nga këto lokacione me automjete udhëtuese dhe transportuese dhe të njëjtit i kanë dërguar në rajonin e Kumanovës-Likovës. Më tej, nëpërmjet territorit të Serbisë janë dërguar në shtete tjera të BE-së. Për këtë emigrantët kanë paguar nga 500 deri në 700 euro, nëpërmjet agjentëve për transferim të shpejtë të parave ose në kesh.

Arrestimet janë bërë gjatë ditës së sotme në aksion të koordinuar policor të Njësisë për Shkatërrimin e Trafikimit të Njerëzve dhe Trafikim të Emigrantëve dhe Sektorit për Operacione Speciale SPB Shkup dhe SPB Strumicë.

Janë kryer bastisje në 11 lokacione në zona të Velesit, Shkupit, Shtipit Strumicës dhe Vallandovës dhe janë arrestuar 6 persona, ndërkaq po ndërmerren masa për arrestimin edhe të tre të tjerëve. 4 anëtarë të grupit kriminal tanimë janë në burg, për vepra penale të cilat paraprakisht i kanë kryer.

Nga PTHP paralajmërojmë se për të akuzuarit do të kërkohet paraburgim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button