OBSH-ja miratoi vaksinën e anti-kovid të kompanisë kineze “Sinovak”

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar përdorimin e vaksinës anti-kovidit të zhvilluar nga Sinovak Biotech, duke hapur mundësinë e përdorimit të një vaksine të dytë kineze në vendet e varfëra, transmeton Portalb.mk.

Në këtë mënyrë, OBSH u dërgoi një sinjal rregullatorëve kombëtar se vaksina është e sigurt dhe efektive, e cila do ta përfshijë atë në programin global Kovacs. Paneli i ekspertëve të OBSH-së tha se vaksina mund t’i jepet çdokujt mbi moshën 18 vjeç, pa vendosur limit për lartësinë e moshës.

Kjo është vaksina e tetë kundër covid-19 e aprovuar nga OBSH dhe e dyta nga Kina, pasi vaksina Sinofarm mori dritën jeshile më 7 maj.

OBSH tha se rezultatet e testit treguan se e njëjta siguronte 51 përqind mbrojtje kundër rasteve simptomatike të kovid-19, si dhe 100 përqind mbrojtje kundër sëmundjeve të rënda dhe hospitaizimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button