Në gjimnazin e Tetovës regjistrimi i nxënësve duhet të bëhet në mënyrë praktike, flet Genta Abdiji

Genta Abdiji sapo ka mbaruar shkollimin e mesëm në gjimnazin e Tetovës “Kirili Pejçinoviq”. Ajo u bë pjesë e temës së Portalb me titull “Çfarë do të ndryshoja në shkollën/universitetin ku studioj” dhe përmes një videoje përcolli sugjerimin e saj për këtë shkollë.

Ajo që do të ndryshoja në ish-shkollën time është mundësia e zgjedhjes së drejtimit në mënyrë praktike për nxënësit që regjistrohen, sepse shumë kanë prirje për lëndët artistike dhe nuk e kanë këtë mundësi, theksoi Genta për Portalb.

“Ajo që do të doja të ndryshoja unë në ish-shkollën time është fakti se kur unë jam regjistruar në këtë shkollë kam pasur mundësinë e zgjedhjes së drejtimit tim të ardhshëm vetëm në formë letre dhe jo në mënyrë praktike pasi nuk kishte mundësi. Kjo është dëshira ime për gjeneratat e ardhshme, për shkak se ka nxënës për prirje dhe preferenca për lëndët artistike dhe nuk kanë mundësi, andaj do të doja që kjo padyshim të vihej në praktikë”- tha Genta Abdiji.

Ndryshe, për të parë sugjerimet e studentëve të tjerë ju mund të klikoni te linqet më poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button