Në qershor do të arrijnë 190 mijë vaksina “Pfizer” dhe 500 mijë “Sinovak”, tha Filipçe

Në qershor duhet të arrijnë rreth 110 mijë vaksina “Pfizer” përmes mekanizmit Kovaks dhe rreth 80 mijë përmes marrëveshjes tonë të drejtpërdrejte. Në këtë moment janë paraqitur 180 mijë qytetarë të cilët presin te marrin termin, ndërsa 40 mijë janë nën moshën 60 vjeçe, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, transmeton 360 shkallë, shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Në një intervistë për Telma, Filipçe tha se ajo e cila pritet, sipas informacioneve të fundit, është nga vaksina ”Sinovak” të cilën sot e miratoi edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, në vendin tonë të arrijnë 500 mijë doza.

Në pyetjen, a i frikësohet mundësisë që qytetarët të mos duan të vaksinohen me këtë vaksinë për shkak të faktit se e fundit u miratua nga OBSh-ja, tha se qytetarët duhet të kenë besim.

“Qëllimi I cili duhet të arrihet është imuniteti kolektiv në bazë të efikasitetit të secilës vaksinë veçmas, të vlerësohet efektiviteti i procesit në përgjithësi, dhe kjo do të ndryshojë fotografinë e epidemisë. Kështu që, qytetarët nuk duhet aspak të mendohen, të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe mjaftueshëm efikase” tha Filipçe në Telma.

Në lidhje me pasaportat e gjelbra – Kovid, tha se përgatitja është nga fundi ndërkaq janë vonuar për arsye teknike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button