U nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nga prokurorët në ndjekjen e krimit të organizuar

Prokurorja Villma Ruskovska nga Prokuroria Themelore Publike në Maqedoninë e Veriut dhe Arben Kraja si kryeprokuror special në Prokurorinë themelore kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, sot kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi, transmeton Portalb.mk.

“Në lidhje me përmirësimin dhe përparimin e marrëdhënieve bilateral në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të dy prokuroritë të udhëhequr nga principi i barazisë, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe interesave të përbashkëta, kanë nënshkruar Memorandum për bashkëpunim ndërmjet prokurorive që i udhëheqin”, raporton PTHP.

Raportohet që përmes Memorandumit planifikohet përforcimi i raporteve ndërinstitucional në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke shkëmbyer informata dhe dokumente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button