Mickoski: Po punojmë në sigurimin e një shumice të re parlamentare

Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi sot se punon çdo ditë në sigurimin e 61 votave në Kuvend që të mund të kërkojë shpërbërjen e tij dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, transmeton Portalb.mk.

“Nuk është çështja nëse janë të nevojshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por se kur ata do të mbaheshin”, tha Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen nëse mbetet në kërkesën që së bashku me zgjedhjet lokale në vjeshtë të ketë edhe zgjedhje të reja parlamentare.

Ai theksoi se, rruga e vetme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është përmes Kuvendit, kështu që duhet të sigurohet shumicë absolute për shpërbërjen e Kuvendit.

“Nuk di mënyrë tjetër për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa sa i përket metodologjisë, çdo ditë punojmë në atë dhe kur të kemi 61 deputetë do të njoftojmë publikisht”, tha Mickoski në konferencën e sotme për media.

I pyetur nëse është optimist se do të sigurojë 61 vota për shpërbërjen e Kuvendit, lideri opozitar theksoi se është optimist se kjo Qeveri, siç theksoi ai, duhet të largohet sa më shpejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button