RMV, Qeveria sot do të mblidhet në “Ilindenska” në vend se online

Në vend të seancës online, siç është praktikuar gjatë gjithë muajve të kaluar, Qeveria sot do të mbajë seancë me prani fizike të ministrave, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftuan nga Qeveria, në seancën e sotme (në “Ilindenska” Nr. 2) do të shqyrtohen procesverbalet e takimit të djeshëm të 39-të të Shtabit të përgjithshëm për koordinim me krizat, kur  u pranuan rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet Infektive për lehtësimin e masave për mbrojtjen kundër kovid-19.

Një nga rekomandimet e Shtabit të krizave dhe Komisionit për Sëmundjet Infektive, e cila është në rend dite të kësaj seance qeveritare, parashikon heqjen e masës për punë në ndërrime dhe në distancë.

Para ministrave për shqyrtim do të jetë edhe Procesverbali nga mbledhja e trembëdhjetë e Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhim me kriza, mbajtur më 28 maj të vitit 2021.

Mbledhja ka filluar 12:00, në të cilën do të shqyrtohen më tepër pika të rendit të ditës nga Programi i punës së Qeverisë dhe në interes të qytetarëve.

Për vendimet dhe konkluzat e miratuara nga mbledhja  e rregullt e 75-të, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës menjëherë pas përfundimit të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button