Aktori i “Tarzan-it” Joe Lara, ka humbur jetën në një aksident ajror

Aktori amerikan Joe Lara, i njohur më shumë për rolin e Tarzanit, supozohet të ketë vdekur pas një përplasjes së një aeroplani në Tenesi. 58-vjeçari është në mesin e shtatë personave që besohet se vdiqën kur aeroplani u përplas në një liqen pranë qytetit të Smyrnas të shtunën, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

Aktori Joe Lara, i njohur për rolin në serinë amerikane “Tarzan: “The Epic Adventures”, humbi jetën në moshën 58-vjeçare.

Theksohet se aeroplani i tyre Cessna C501 u zhyt në Liqenin Percy Priest, pranë qytetit Smyrna, pak pasi u ngrit nga aeroporti Rutherford Country i Smyrna-s rreth orës 11:00 të mëngjesit të shtunën afër Nashville.

Së bashku me aktorin, ishte dhe gruaja e tij, Gwen Shamblin Lara.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit tha se asnjë udhëtar nuk supozohej se kishte mbijetuar dhe se janë duke u zhvilluar hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Lara përveç tjerash, u shfaq në filma aksion si Sunset Heat, American Cyborg: Steel Warrior, Final Equinox dhe Doomsdayer dhe seritë televizive Baywatch dhe Conan.

Ai hoqi dorë nga aktrimi në vitin 2002 për të vazhduar karrierën në muzikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button