RMV, hotelierët të pakënaqur, kërkojnë lehtësim shtesë të masave kufizuese

Protokollet e reja të Komisionit për Sëmundjet Infektive, lidhur me organizimin e ngjarjeve, festave dhe dasmave, në vend që të kenë ndikim pozitiv, do të shkaktojnë kaos në funksionimin e objekteve hotelierike, konsideron Oda e pavarur e hotelerëve (OPH), njofton Portalb.mk.

Nga atje reagojnë pasi asnjë përfaqësues i kësaj fushe nuk është këshilluar në miratimin e këtyre protokolleve.

“Nëse njoftimet e mediave për rekomandimet e reja janë të sakta, admirojmë aftësinë e Komisionit për Sëmundjet Infektive, i cili nga njëra anë me masat e propozuara lejoi organizimin e dasmave, festave, ahengjeve në ambient të hapur, ndërsa nga ana tjetër vendosni rregulla të reja dhe kufizime për muzikantët, prania e të cilëve në të njëjtën masë është e kufizuar vetëm gjatë organizimit të dasmave”, thuhet në deklaratën e sotme.

Ata kërkojnë nga Qeveria që gjatë miratimit të protokollit, ta kthejë nenin 13 me të cilin lejohet organizimi i ngjarjeve muzikore me performancën e artistëve të muzikës në ambient të hapur dhe të mbyllur të objektit në të gjitha objektet hotelierike në përputhje me protokollet e punës, kurse rekomandimin ekzistues për vëllimin e muzikës me të cilin kufizohet niveli maksimal i zhurmës në institucionet hotelierike në 55 decibel, ta pezullojë krejtësisht. Kërkohet që në një tavolinë të lejohen më shumë se gjashtë persona  nëse janë nga e njëjta familje.

Përndryshe, Shtabi kryesor koordinues për KOVID-19 i ka pranuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive për lehtësimin e masave, duke filluar prej sot.

Masat të cilat janë pranuar përfshijnë shfuqizimin e masës për mbajtje të maskës në ambient të hapur me rekomandim për mbajtjen e maskës në fytyrë kur ka grup më të madh. Mbetet në fuqi masa për mbajtje të maskës në transport publik, taksi dhe në të gjitha hapësirat e mbyllura.

Masa tjetër është lejimi i pranisë së publikut në garat sportive të cilat mbahen në ambient të hapur deri në 30%, nga kapaciteti i përgjithshëm, me respektim obligativ të distancës prej 1.5 deri në 2 metra dhe me respektimin e masave për mbrojtje nga KOVID-19.

Gjithashtu, shfuqizohet masa për ndalesë të grupimit në hapësirë publike të më shumë se 4 personave.

Do të lejohet organizimi i dasmave, festimeve në ambient të hapur/tarraca verore deri në 100 persona, po jo më shumë se 50% nga kapaciteti i hapësirës dhe deri në maksimum 6 persona në një tavolinë me sigurim të distancës mes personave. Prania e muzikantëve është e lejuar vetëm gjatë organizimit të dasmave, në pajtueshmëri me protokollet.

Rritet numri i personave që lejohen të ulen në një tavolinë prej 4, në 6, por me distancë.

Do të vazhdojë të jetë në fuqi deri në 15.06.2021 ora policore prej 00:00 deri në: 00:04.

Ky vendim është miratuar duke e pasur parasysh gjendjen aktuale epidemiologjike në shtet, e cila karakterizohet me zvogëlim të numrit të rasteve të reja dhe hospitalizimeve në spital.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button