Izraeli do t’i heqë gati të gjitha kufizimet nga koronavirusi

Pas një rënieje të mprehtë të infeksioneve, Izraeli do t’i heqë pothuajse të gjitha masat për frenimin e përhapjes së koronavirusit, transmeton REL.

Ministria e Shëndetësisë tha të martën se rregullat nën të ashtuquajturën Pasaportë të Gjelbër skadojnë sot.

Kjo do të thotë që institucionet publike do të jenë të hapura si për njerëzit e vaksinuar, ashtu edhe për të pavaksinuarit.

Të gjitha kufizimet për vizitat në restorante, dyqane dhe ngjarje kuluturore do të hiqen po ashtu.

Megjithatë, veshja e maskës në ambiente të mbyllura do të mbetet e obligueshme dhe ndalesat për shumicën e udhëtarëve drejt Izraelit do të vazhdojnë.

Vendi me 9 milionë banorë ka zbatuar me sukses fushatën e vaksinimit qysh më 19 dhjetor.

Më shumë se 90 për qind e njerëzve të moshës 50 vjeç e lart janë vaksinuar ose shëruar nga koronavirusi.

Infeksionet e reja në Izrael kanë rënë ndjeshëm muajve të fundit.

Të martën, numri i rasteve të reja me koronavirus ra në nivelin më të ulët në më shumë se një vit. Vetëm katër raste të reja u regjistruan sot.

Raste aktive në Izrael aktualisht janë 350.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button