Twitter lançoi një abonim për përdoruesit me pagesë

Rrjeti social Twitter prezantoi një shërbim të ri abonimi në dyqanet e aplikacioneve, një tregues se gjiganti i medias sociale po përgatitet ta lançojë së shpejti, shkruan Pcworld.al.

Abonimi kushton 2.99 dollarë në SHBA ndërsa Twitter ska dhënë asnjë informacion shtesë për të konfirmuar pretendimet e një shërbimi me të cilin përdoruesit mund të tërheqin cicërimat e publikuara.

Është raportuar edhe më herët se Twitter po punon për të ofruar funksione të avancuara për përdoruesit me pagesë.

Edhe pse është listuar në dyqanet e aplikacioneve, abonimi “Twitter Blue” nuk është plotësisht i aktivizuar për përdoruesit.

Sipas spekulimeve ky abonim sjell opsione si “undo tweet” apo një modalitet leximi duke i bërë statuset e gjata më të lehta për tu lexuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button