Ujëra fekale dhe industriale e kanë ndotur kanalin e ujërave atmosferike në Gazi Babë dhe Ilinden

Kanalizimet fekale dhe ujërat e zeza nga tetë ndërmarrje ka përfunduar në një kanal për ujëra atmosferike që kalon nëpër Komunat Gazi Babë dhe Ilinden. Inspektorati shtetëror i mjedisit jtësor, së bashku me inspektorët lokalë, reaguan ndaj raporteve të qytetarëve për erëra të pakëndshme dhe ujë me ngjyrë në kanalin në fshatin Marino dhe zbuluan se i gjithë uji fekal i mbledhur nga familjet hyn në kanal pa u trajtuar, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Aty janë mbledhur edhe ujërat e zeza nga disa objekte industriale, përfshirë fabrikat për prodhimin e plastikës, najlonit dhe tekstileve, një fermë, një depo drithërash, një stacion karburanti dhe një stacion për gaz.

“Aksioni u krye pas raportimit nga një qytetar, i cili ka regjistruar video nga ura përmbi kanalin e fshatit Marino, ku qartë shihej se kanali ishte me ngjarë të bardhë. Është zbuluar kullim nga ujërat e zeza fekale dhe nga subjektet prodhuese dhe tregtare në kanalin e hapur kullues që mbulon ujërat atmosferikë nga komunat e Gazi Babës dhe Ilindenit në gjatësi prej 14 km”, thonë nga Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor.

Ngjarje të tilla, informojnë inspektorët, ndodhin pothuajse çdo vit në periudhën e verës, kur për shkak të nivelit të ulët të ujit të kanaleve dhe shkarkimit të ujërave të zeza të patrajtuara, ngjyra e ujit ndryshon dhe ka erë të pakëndshme. Arsyeja është shkarkimi i ujërave të zeza të patrajtuara nga fshati Marino dhe potencialisht nga tetë kompani të tjera që gravitojnë në atë rajon. Prandaj, Inspektorati njofton se gjatë kësaj jave do të kryejë inspektime të koordinuara në kompani dhe do të marrë masa. Lidhur me shkarkimin e ujit fekal nga familjet, ISHMJ informon se Komuna është duke punuar në ndërtimin e kanalizimit fekal me të cilin së shpejti do të lidhen familjet dhe personat juridikë, gjë që do të zgjidhë problemin e ndotjes së kanalit të hapur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button