Barcelona siguroi supersulmuesin e Mançester Sitit, klauzola stratosferike

Marrëveshja ishte arritur prej ditësh ,por zyrtarizimi erdhi vetëm sot. Sergio Aguero është futbollisti më i ri i Barcelonës. Sulmuesi argjentinas ka firmosur për dy sezone me klubin blaugrana dhe do të përfitojë një pagë prej 5 milionë eurosh neto në vit, raporton SS.

Lajmin e dha vetë klubi katalan në rrjetet sociale, ku postoi një foto të sulmuesit argjentinas me fanellën e Barcelonës, teksa zbulohet se në kontratë është parashikuar edhe një klauzolë prishjeje prej 100 milionë eurosh.

Sulmuesit 33-vjeçar i përfundoi kontrata me Manchester City-n, pas 10 sezonesh në klubin britanik dhe drejtuesit e “citizens” nuk i ofruan një marrëveshje të re, ndaj u transferua te Barcelona me parametra zero.

El Khun rikthehet në kampionatin spanjoll pas 10 sezonesh, duke qenë se më herët ka veshur fanellën e Atleticos së Madridit, ku edhe spikati para se të transferohej te Manchester City, ndërsa tani do të ketë mundësi të luajë në krah të shokut të tij te kombëtarja argjentinase, Lionel Messit.

Gjatë 10 viteve te Manchester City, Aguero numëron 390 ndeshje dhe 260 gola të shënuar, ndërsa drejtuesit e “citizens” kanë premtuar se argjentinasit, David Silvës dhe belgut Kompany do t’u ndërtojnë një përmendore në ambientet e jashtme të stadiumit “Etihad”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button