Vetëm 15 përqind e ujërave të zeza pastrohen në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut nga sasia e përgjithshme e ujërave të ndotura të shkarkuar, vetëm 15.5% është pastruar gjatë vitit 2020, transmeton Portalb.mk.

“Sasia totale e ujit të përdorur në vitin 2020 është 1 457 milion m3. Krahasuar me vitin 2019, sasia totale e ujit të përdorur në vitin 2020 është vërejtur ulje për 9.6%”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave (EShS), duke sqaruar që 64.9% e sasisë së ujit të përdorur për furnizim të ndërmarrjeve është nga ujërat sipërfaqësor.

Më së shumti ujë përdoret nga Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar 1 413 milionë m3, pastaj 31 m3 nga industria përpunuese dhe 12 m3 nga miniera dhe gurore.

Raportohet që sasia totale e ujërave të zëna nga ndërmarrjet industriale në vitin 2020 është 2 203 milionë m3, me pjesëmarrjen më të madhe të sektorit D – Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (98.3%), pra 2 165 milionë m3.

Ndryshe, nga 1 425 milionë m3 ujëra të ndotura të shkaktuara, vetëm 220 milionë m3 e ujërave të ndotura janë trajtuar, prej të cilave vetëm 2 milionë m3 nga Miniera dhe gurore, ndërsa 3 m3 milionë nga Industria përpunuese. Nga sasia e ujërave të zeza nga industria, 84.3% e tyre shkarkohen në rrjedhat e ujit, ndërsa 14.91% në liqene.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button