Kanceri i gjirit prek edhe meshkujt

Edhe meshkujt mund të preken nga kanceri i gjirit, ndërsa shërimi i këtyre rasteve, në të shumtën e herëve vonon, paralajmërojnë shkencëtarët e Universitetit të Milanos.

Studiuesit italian, kanë hulumtuar zhvillimin e sëmundjes tek 146 meshkuj, të moshës rreth 62-vjeçare, tek të cilët është diagnostifikuar kanceri i mushkërisë.

“Tek një e treta e personave, kanceri tashmë ka qenë në një fazë të avancuar, kur ata kanë kërkuar ndihmën mjekësore, ndërsa tek femrat kjo është në vetëm 10% të rasteve”, kanë thënë autorët e studimit.

Tek të analizuarit është bërë një operacion për largimin e tumorit. Pas operacionit, një e treta e personave të analizuar janë dërguar në rrezatim, ndërsa 100 të tjerët janë dërguar në kemoterapi ose terapi hormonale.

Dhjetë vjet pas diagnostikimit, 48% e meshkujve, tek të cilët shërimi ka filluar në fazën e hershme të sëmundjes, janë ende gjallë, derisa përqindja e zgjatjes së jetës për një dekadë, tek personat që kanë filluar me vonesë shërimin, ka qenë më i vogël për 44%.

Lajme të ngjashme

Back to top button