Më 17 qershor aktgjykimi për rastin tjetër ku i akuzuar është Mijallkov

Më 17 qershor publikohet aktigjykimi për rastin gjyqësor “Tortura” ku i akuzuari kryesor është ish-shefi i Drejtorisë për Siguri Kombëtare, Sasho Mijallkov, tashmë I dënuar në disa raste tjera gjyqësore, transmeton Portalb.mk. Rasti gjyqësorë për këtë lëndë udhëhiqet nga gjykatësja Aleksandra Rustovska.

Mijallkov së bashku me gjashtë të akuzuar tjera të grupit “Alfa” akuzohen për arrestimin e politikanit Lube Boshkovskit në vitin 2011. Në listën e të akuzuarve është edhe komandanti i “Alfave”, Ivica Antevski – Puki.

Rasti gjyqësor “Tortura” është hapur më 23 qershor të vitit 2016. “Tortura” ka të bëj me arrestimin e kryetarit e partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, gjegjësisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së, Mijallkov, ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psiqike.

Sipas PSP-së, përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore.

Ndryshe, avokati në rastin “Tortura” Lupço Shvrgovski në fjalët përfundimtare për këtë rast, i cili është para vendimit, tha se nuk ka nxitje nga i akuzuari Sasho Mijallkov për torturë, veprim jonjerëzor dhe të ashpër gjatë arrestimit të Lube Boshkovskit, ndërsa nuk ka as dëshmi nga prokuroria.

Sipas tij, nuk ekziston dëshmi se Mijallkov se është dëgjuar dhe kontaktuar me alfat, ndërsa bisedat e përgjuara të publikuara janë shprehje e kënaqësisë pas aksionit të zbatuar me sukses kundër Boshkovskit, i cili është kapur në vepër se si merr para të paparaqitura.

“Ankthi dhe depresioni i Boshkovskit është se është kapur në vepër si merr para të paligjshme një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, më 06.06.2011, ndërsa jo nga veprimi torturues dhe i ashpër gjatë arrestimit”, tha Shvrgovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button