RMV, raportimi i pasaktë arsyeja më e shpeshtë për paraqitje në Këshillin e Etikës së Mediave gjatë kohës së pandemisë

Raportimi i pasaktë dhe sensacional, mbrojtje e pamjaftueshme e privatësisë dhe të dhënave personale, si dhe qasja e vështirësuar e informatave kanë qenë shkeljet më të shpeshta në raportimin e mediave gjatë kohës së pandemisë me Covid – 19. Kjo u tha sot në debatin online të Këshillit të Etikës në Media, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, raporton Portalb.mk.

“Nga shkurti deri në shtator të vitit të kaluar, 46 për qind e paraqitjeve që kanë ardhur në Komisionin për Ankesa në KEM kanë të bëjnë me raportimin e pasaktë për pandeminë me Covid – 19, ndërsa në 30 për qind nga paraqitjet është detektuar sensacion në raportimet për Covid – 19. Në media është shkruar edhe për raste të cilat janë pozitiv me Covid dhe me këtë nuk është ruajtur mjaftueshëm privatësia dhe të dhënat personale. Pres konferencat që janë mbajtur online kanë kufizuar qasjen e informatave në informatave”, theksoi Daniel Dimitrievski, koordinator i programit dhe pranimit të ankesave në KEM.

Kryetari i Komisionit për Ankesa në KEM, Mirçe Adamçevski tha se nga fillimi i krizës së koronës vitin e kaluar nga shkurti deri në korrik 2020 ka pasur rritje të ankesave, përkatësisht 70 për qind më shumë se në 2019.

Është konstatuar se gazetarët përmes teksteve kanë qenë burim i ndarjeve, duke përfaqësuar qëndrime të njërës apo tjetrës parti politike, të cilat ia kanë hedhur fajin njëra tjetrës për gjendjen me korona virus.

Gjatë kohës së pandemisë është vërejtur edhe raportim i pasaktë i mediave, njëanshmëri, politizim të problemit shëndetësor, sensacion dhe plagjiaturë.

Sipas kryetares së KEM, Katerina Sinadinovska, pandemia me Covid ka potencuar vështirësitë me të cilat janë përballur mediat edhe më herët, përkatësisht financat dhe mungesën e kuadrit. Ajo vlerëson se respektimi i standardeve gazetareske dhe profesionalizmit janë treguar kyçe në luftën kundër Covid – 19.

Shkelësit më të shpeshtë të kodit për profesionalizëm dhe raportim etik gjatë kohës së Covid – 19 kanë qenë mediat online dhe prej këtu është theksuar edhe nevoja e vet rregullimit, ndërsa si hap i parë drejt kësaj është potencuar rëndësia e formimit të regjistrit të mediave profesionale online.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button