RMV, filloi debati në komisionin parlamentar për ligjin e ri për nënshtetësi
Komisioni për mbrojtje dhe siguri sot filloi seancën në të cilën duhet të mbahet debat për amendamentet për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për nënshtetësi, me procedurë të shkurtuar, të dorëzuar nga deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa. Për ligjin, sipas paralajmërimeve, janë përgatitur dhjetëra amendamente pas bisedimeve të deputetëve dhe liderëve të LSDM dhe ASH-së dhe Alternativë, Zoran Zaev, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, transmeton Portalb.mk.
Kryetari i komisionit, Mile Talevski e ndërpreu seancën dhe kërkoi që amendamentet e paralajmëruara nga ASH dhe Alternativa t’iu dorëzohen deputetëve, ndërsa vazhdimi i seancës do të caktohet në mënyrë shtesë.
Në seancë, Talevski informoi se deputetët e VRMO DPMNE-së, kanë tërhequr 548 amendamentet e dorëzuara për ligjin. Por, deputetët nga kjo parti opozitare kërkuan për ligjin të mbahet debat publik në të cilën do të thirren të gjithë aktorët relevant dhe të ndërtohet qëndrim i përbashkët nëse propozimet janë serioze dhe mund të propozohen amendamentet. Propozimi nuk u vendos në votim, pasi nuk ka mundësi procedurale për këtë.
Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO – DPMNE-së, Nikolla Micevski tha se në fund të javës së kaluar kanë marrë disa amendamente nga LSDM dhe ASH dhe Alternativa, por se nuk është kërkuar përfshirja e tyre në harmonizimin e këtyre amendamenteve.
Skender Rexhepi koordinator i grupit parlamentar të ASH dhe Alternativës tha se ligji nuk duhet të politizohet sepse duhet të zgjidhen problemet e një kategorie të qytetarëve që kanë problem institucional.
“Prisni t’i shohin amendamentet. Shumica do të vendos. T’i japim përparësi qytetarëve”, tha Rexhepi.
Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi tha se ato do ta mbështesin qëndrimin e propozuesit të ligjit vetëm të mos ketë, siç tha, “politizim dhe partizim”, edhe pse edhe ata kanë vërejtje në leximin e parë të ligjit.
Marrëveshja rreth ligjit për nënshtetësi u arrit pasi, kryeministri Zoran Zaev dhe opozita shqiptare zhvilluan disa takime për të biseduar në lidhje me këtë. Këto takime kanë ardhur pasi grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën me mbi 32,000 amendamente bllokuan 20 ligje, mes të cilëve edhe vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës me rreth 400 amendamente, si kushtëzim për mbështetjen e Ligjit për Shtetësinë, pasi propozim ligji fillestar i dorëzuar nga ky koalicion u bllokua nga opozita maqedonase.
- LEXO: Opozita shqiptare dhe Qeveria arritën marrëveshje për Ligjin për nënshtetësi
- LEXO: Zaev: Propozim ligji për nënshtetësi nuk është siç e kemi biseduar në takim, por besoj se do të arrijmë marrëveshje
- LEXO: Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa të hënën do ta dorëzojnë versionin e tyre për Ligjin për nënshtetësi
- LEXO: Është arritur marrëveshje për ligjin për nënshtetësi, opozita shqiptare duhet ta përpunojë ligjin dhe ta dorëzojë
- LEXO: Takimi Zaev, Sela dhe Gashi: Bisedime të suksesshme mbi çështjen e shtetësisë- deri në fund të javës do të përpilohet teksti i propozim-ligjit
- LEXO: Deputeti Aziri: Shtetësinë më lehtë e merr një kriminel se ata që janë lindur e rritu në RMV
- LEXO: ASh-AAA nuk lëshojnë pe: Pa zgjidhje të përhershme të shtetësisë, masat anti-krizë do të mbeten të bllokuara
- LEXO: RMV, Mariçiq: Do të arrihet marrëveshje për ligjin për shtetësi
- LEXO: Takimi i Zaevit me grupin parlamentar të opozitës ishte konstruktiv por pa marrëveshje për nënshtetësinë